Sipas veprës edhe shpërblimi (mbi zinanë)

0
5426

Sipas veprës edhe shpërblimi (mbi zinanë)

All-llahu, subhanehu ve teala, ka treguar se rruga e zinasë është rruga më e keqe, andaj edhe ka thënë:

وَلا تَقْرَبُوا الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلاً (32)

“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe”. (El-Isra: 32).

Vendbanimi i tyre në xhehenem është vendbanimi më i keq, vendqendrimi i shpirtit të tyre në berzah është në furë, ku flaka u vjen nga poshtë, e kur t’ju vjen flaka ata bërtasin dhe ngjiten lartë, e pastaj kthehen ku kanë qenë. Ata kështu do të veprojnë deri në ditën e Kijametit, siç i ka parë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në ëndrën e tij.

Mjafton si argument se zinaja është një vepër shumë e shëmtuar denimi të cilin e ka caktuar All-llahu, edhe pse Ai është i Mëshirshëm, e ajo është vrasja me gurëzim dhe ka urdhëruar që këtë denim ta dëshmojnë edhe besimtarët.

Aq i keq është ky mëkat saqë All-llahu, subhanehu ve teala, e ka vënduar edhe në natyrën e kafshëve që ti shmangen këtij imoralitetit edhe pse nuk kanë mend që të logjikojnë.

Transmeton Imam Buhariu nga Amr ibn Mejmun el-Eudiu, i cili thotë: në xhahilijet kam parë një majmun duke patur marëdhënie intime me një majmuneshë. Majmunët tjerë u grumbulluan dhe i gurëzuan deri në vdekje, isha edhe unë në mesin e atyreve që i gurëzuan.

Ibn Kajjimi, rahimehull-llah, duke folur rreth denimit të zinaqarit dhe gjurmëve të zinasë thotë:

– Zinaqarit (lapërdharit) i vjen era, këtë erë e nuhat secili njeri me zemër të shëndoshë. Kjo erë del edhe nga goja edhe nga trupi i tij. Po mos të merrnin pjesë njerëzit në këtë erë, do të përhapej nga ai njeri dhe do të thëritke.

– I ngushtohet gjoksi, sepse me zinaqarët sillen njerëzit me të kundërtën e asaj që e synon. Ai që kërkon kënaqësinë e jetesës me gjëra që ia ka ndaluar All-llahu, denohet me gjëra që janë në kundërshtim me synimin e tij. Po ta dinte mëkatari se çka ka në nderë, çfarë kënaqësie, gëzimi, zemërgjërësie dhe jetë të këndshme, do të kuptonte se se kënaqësia që i ka kaluar është shumë ma shumë se ajo që e ka arritur. Duke patur parasysh edhe fitimin në fund dhe shpërblimin e nderimin e All-llahut.

– Zinaqari e privon veten nga kënaqësia me hyriat e xhennetit, në vendbanimet e këndshme në xhennetitn Adën. Nëse All-llahu e denon njeriun që vesh mëndafsh në këtë botë duke e privuar nga veshja e tij në ahiret, ate që konsumon alkool në këtë botë duke e privuar nga përdorimi i tij në ahiret, poashtu edhe ai që kënaqet me fotografi të ndaluara në këtë botë, madje çdo gjë që fiton robi në dynja, edhe nëse zgjërohet në gjërat hallall, atij do ti ngushothet hiseja e tij prej tyre në ahiret, kurse nëse ato i ka arritur në mënyrë të paligjshme, ashtu edhe do të denohet. (shiko: “Reudetul-Muhibin”, fq. 365-368).

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Kur njeriu ban zina, del prej tij besimi, e i qëndron mbi kokë si re, e kur të largohet nga zinaja, i kthehet prap”. (sahih, Ebu Davudi).

Gjithashtu thotë:

“Tre personave nuk u flet All-llahu në ditën e Kijametit, nuk i pastron, nuk i shikon dhe do të kenë denim të dhembshëm: plaku zinaqar (lapërdhar), mbreti gënjeshtar dhe i varfëri mendjemadh”. (Muslimi).

Ibn Kajimi, rahimehull-llah, thotë:

“Dije se sipas veprës është edhe shpërblimi. Zemra e lidhur për haram çdo herë që synon që të largohet dhe të ndahet prej tij, i kthehet sërish. Andaj denimi i tij në berzah është i tillë. Në hadithin që transmeton Semure ibn Xhundub, që gjindet në sahihun e Imam Buhariut, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:

“Mbrëmë pash dy njerëz që më erdhën e më morën. Shkova me ta. Pash një ndërtesë si furë, në majë ishte e ngushtë, kurse në bazë ishte e gjërë. Nga poshtë ndezej zjari. Në te kishte burra dhe gra të çveshur. Kur ndezej zjari, ata ngjiteshin lart derisa përpak të dilnin, e kur fikej zjari, ata ktheheshin prap. Thashë: kush janë këta? Thanë: zinaqarët”.

Analizo përputhjen e këtij denimi me gjendjen e zemrave të tyre në dynja. Ata çdo herë që vendosin të pendohen dhe largohen nga ky mëkat, e të dalin nga fura e epshit drejt gjërësis së pendimit, ata kthehen prap, pasiqë për pak do të dilnin.

Pasiqë kafirat janë në burgun dhe ngushticën e kufrit dhe shirkut, ata çdo herë që vendosnin të dalin prej tij në gjërësinë e besimit, ktheheshin në te. Edhe denimi i tyre në ahiret është i njejtë.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:

كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا أُعِيدُوا فِيهَا

“…Sa herë që të tentojnë të dalin nga ai, kthehen në të …”. (Es-Sexhde: 20).

كُلَّمَا أَرَادُوا أَنْ يَخْرُجُوا مِنْهَا مِنْ غَمٍّ أُعِيدُوا فِيهَا وَذُوقُوا عَذَابَ الْحَرِيقِ (22)

“Sa herë që përpiqen të dalin prej tij nga vuajtjet e padurueshme, kthehen me dhunë në të përsëri (u thuhet): “Vuajeni dënimin me djegie!”. (El-Haxh: 22).

Kufri, mëkatet dhe fisku, të gjitha janë vuajtje, e çdo herë që synon njeriu të del prej saj, e refuzon këtë nefsi, shejtani dhe e zakonshmeja e tij. Ai do të mbetet në këtë vuajtje deri në vdekje. Nëse nuk del nga kjo vuajtje në dynja, mbetet në këtë vuajtje edhe në berzah edhe në ahiret. Nëse del nga kjo vuajtje dhe ngushticë në dynja del edhe atje, në ahiret. Ajo që e pengon njeriun nga All-llahu në këtë dynja e pengon edhe pas vdekjes në ahiret. Për shkak të saj denohet atje, ashtu sikurse i denohej zemra me te në dynja. Andaj ashikët (të dhënët pas dashurisë dhe qejfeve), mëkatarët dhe zullumqarët nuk kënaqen në këtë botë, por ata denohen në te, në berzah dhe në ahiret, mirëpo dehja e epshit dhe vdekja e zemrës është pengesë për ta kuptuar këtë dhimbje, e kur të eliminohet kjo pengesë, e përjeton shpirti i tyre këtë dhimbje të madhe. Aq sa vepron krimbi duke ia ngrënë mishin trupit të tij, aq i shkaktojnë dhimbje shpirtit të tij këto gjëra, mirëpo shpirti nuk harxhohet. (shiko: “Reudatul-Muhibin”, fq. 440- 441).

Ibn Haxheri, rahimehull-llah, gjatë komentit të hadithit të Semure ibn Xhundubit, radijall-llahu anhu, thotë:

Ata dalin të çveshur në ahiret, sepse meritojnë të turpërohen, pasiqë zakonisht ata fshihen dhe e bëjnë këtë mëkat në fshehtësi. Kurse zjari u vjen nga posht, sepse ata këtë krim e kanë bërë më gjymtyrët e poshtme të trupit. (shiko: “Fet’hul-Bari”, 12/ 465).

Gjithashtu Ibn Haxheri, rahimehull-llah, gjatë komentit të këtij hadithi thotë:

Kermani, rahimehull-llah, thotë:

“Denimet e përmendura janë për krimet e dukshme, përpos zinaqarëve, sepse ata krimin e bëjnë fshehurazi, andaj lakuriqësia është turpërim, sikur zinaja. Zinaqari zakonsiht kërkon vend të boshatisur, andaj i përshtatet fura, pastaj ai është i frikësuar gjatë kësaj gjendje, sikur të jetë nën zjar. (shiko: “Fet’hul-Bari”, 12/ 466). Sipas veprës ëshë shpërblimi.

Edhe fura përputhet me ndezjen dhe flakën e epshit.

Munaviu, rahimehull-llah, thotë:

“Një pjesë e denimit të zinaqarit doemos do ti vijë në dynja, e ajo është se dikush nga gratë e familjes së tij do të bin në zina, detyrimisht. Pasiqë zinaja shkakton shkyrjen e nderit. Edhe pse zinaja ka sankcionim në dynja dhe denim në ahiret, ajo është e keqe, kurse si pasojë e të keqes është e keqeja e barabartë me te, andaj kjo shkakton që zinaqarit ti bëhet zina me ndonjë të afërm të familjes së tij. Pasiqë All-llahu është Krenar dhe Hakmarës. Nëse zinaqari nuk ka të afërm të familjes që të bëhet me to zina, atëherë denohet në forma tjera.

Nga kjo që thamë u bë e ditur se edhe zinaqarit i shkyhet nderi. Kjo është e barabartë sikur për burrin ashtu edhe për gruan, nëse ajo ban zina, denohet duke bërë zina burri i saj, shtohet xhelozia e tij ndaj saj, bien në zina edhe prindërit e sajë”. (shiko: “Fejdul-Kadir”, 6/184- 185).

Abdull-llah ibn Omeri, radijall-llahu anhu, ka thënë: Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:

“O ju muhaxhir, nëse sprovoheni me pesë gjëra, kurse unë kërkoj strehim te All-llahu që ti arrini:

– Nëse përhaper imoraliteti në një popull, përhapet mortaja dhe sëmundjet që skanë qenë në popujt e mëhershëm;

– Nëse vjedhin në peshojë dhe metër, u vjen thatësia dhe vështirësia e jetesës dhe zullumi i pushtetmbajtësit;

– Nëse nuk japin zekatin e pasurisë së tyre, u ndalet shiu nga qielli, e pos të ishin kafshët nuk do të binte shi;

– Nëse thejnë marëveshjen me All-llahun dhe Pejgamberin, All-llahu u lëshon mbi kokë një armik të huaj, e ua mer atë që e kanë në dorë;

– Nëse prijësot e tyre nuk sundojnë me Librin e Zotit dhe zgjedhin nga ajo që ka shpallur Zoti, atëherë All-llahu fut zënka mes tyre”. (sahih, Bejhakiu).

Kjo është veprim ndaj tyrë në kundërshtim me synimin e tyre. Ai që dëshiron të kënaqet në haram, denohet me sëmundje dhe dhimbje, shpërblim meritor.

Marrë nga libri: “El-Xhezau min Xhinsil-Ameli”, 2/211- 216.

Autor: Sejid Husejn Afani

Përshtati: Bekir Halimi

Sejid Husejn Afani,
30.7.2004