7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sipas avokatit Koci, aktakuzat e para të Speciales në pranverë

Më të lexuarat

Avokati Arianit Koci, konsideron se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale nuk do të deponohen para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.

“Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës.

Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta. Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet.

Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Koci në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit