10.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

SINDI, GRUAJA QË TRONDITI BOTËN

Më të lexuarat

SINDI, GRUAJA QË TRONDITI BOTËN

Hayat Sindi është një nga 150 gratë që tronditën botën në vitin 2012.

Ajo është themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Imagjinatës dhe Inteligjencës, një organizatë e rëndësishme jo qeveritare në fushën e inovacioneve shkencore në botën arabe, si dhe e para grua saudite që zotëron një doktoraturë nga Universiteti i Kembrixhit në fushën e bioteknologjisë.
Sindi është ambasadore shkencore për UNESCO-n.

Ajo i nxit të rinjtë që të synojnë një karrierë në fushën shkencore, duke thënë: “Është shumë e rëndësishme për ta të kenë një pasion dhe t’i vënë vetes një qëllim në këtë lëmi. Të paturit e një pikësynimi të ndihmon në përballjen me vështirësitë, kur nuk ndihesh i sigurtë.

Unë do t’u sugjeroja, vajzave dhe grave kryesisht, që të mos hezitojnë, por të jenë të hapura në dhënien e ideve dhe zgjidhjeve për probleme të ndryshme sociale. Dua ta shoh teknologjinë shkencore të bëhet pjesë e kurrikulumit të universiteteve tona, në mënyrë që njerëzit ta bëjnë botën një vend më të mirë për të jetuar.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit