8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Simptomet e njeriut të sëmurë prej xhinëve ose Sihrit

Më të lexuarat

Sëmundja e të prekurit prej xhinëve ose Sihrit në përgjithësi ka simptome ashtusiç ka simptome çdo sëmundje tjetër trupore, mirëpo duhet patur kujdes se në disa raste simptomet e njeriut të prekur nga Sihri (Magjia) apo nga xhinët janë të njëjta apo të ngjashme sikurse sëmundjet e rëndomta trupore. Njohja e këtyre simptomeve është me rëndësi për të sëmurin dhe për atë që mundohet të bëhet shkak për ta shëruar, pasiqë nëpërmjet këtyre simptomeve mund të bësh dallim mes të sëmurit prej xhinëve dhe mes të sëmurit me ndonjë sëmundje të rëndomtë trupore.

Simptomet e të prekurit nga xhinët dhe Sihri ndahen në dy grupe:

Simptome që paraqiten në gjum.
Simptome që paraqiten kur njeriu është i zgjuar.

Simptomet që paraqiten në gjum:

1) Kur njeriun nuk e kaplon gjumi një kohë të gjatë duke u munduar që të flen.

2) Zgjimi i shpeshtë nga gjumi gjatë natës.

3) Kur në gjum njeriu ndjen ngushtësi dhe mundohet që të kërkojë ndihmë, por s’ka mundësi ose mundohet që të ik prej asaj që e frikëson, por nuk mundet.

4) Ëndrrat e frikshme dhe tmerruese.

5) Kur njeriu sheh në ëndër kafshë sikurse është: macja, qeni, devja, gjarpëri, luani, dhelpra, miu.

6) Kur njeriu qesh ose qanë në ëndër ose bërtet dhe piskëllon.

7) Kur njeriu rënkon dhe psherëtin në gjum.

8) Kur njeriu çohet dhe ec në gjum pa mos u e hetuar se është zgjuar.

9) Kur njeriu sheh në ëndër se kinse bie nga një vend i lartë.

10) Kur njeriu e sheh veten e tij në gjum se kinse është në varreza ose në vend ku hidhen mbeturinat ose në një rrugë të frikshme.

11) Kur njeriu sheh në ëndër njerëz të çuditshëm, sikurse sheh njerëz të gjatë ose sheh njerëz shkurtabiqa ose sheh njerëz të zi.

Simptomet që paraqiten kur njeriu është i zgjuar:

1) Kokëdhimbje e përhershme: Me kusht që kjo kokëdhimbje të mos jetë si rezultat i dhembjes në ballë mes dy syve ose si rezultat i dhembjes së veshit, hundës, fytit ose lukthit.

2) Ta ndjejë njeriu në veten e tij se diçka e ndalon dhe e largon prej kryerjes së obligimeve fetare siç është namazi, dhikri, leximi i Kur’anit si dhe veprat tjera të mira.

3) Njeriu ndjen frikë dhe trishtim.

4) Dembelia dhe përtacia: Njeriu që ka gjasa të jetë i prekur prej xhinëve dhe Sihrit është në përgjithësi dembel dhe përtac, në veçanti në anën fetare duke mos i kryer obligimet fetare Islame.

5) Epilepsia: Tek disa njerëz të sëmurë prej Epilepsisë, shkak i sëmundjes epileptike janë xhinët, ndërsa në raste tjera shkak i Epilepsisë është sëmundja e cila kërkon tretman spitalorë.

6) Kur njeriu ndjen dhembje në ndonjë pjesë të trupit, dhembje të cilën s’kanë mundur mjekët që ta identifikojnë dhe ta shërojnë.

7) Kur njeriu sheh me sytë e tij krijesa në përgjithësi në formë të njeriut, mirëpo me fytyrë dhe trup të shëmtuar dhe ndjehet i tmerruar prej asaj që ka parë.

Këta ishin shkurtimisht disa prej simptomeve që mund t’i ketë njeriu që është prekur nga xhinët ose nga Sihri. Ka edhe simptome tjera, mirëpo këta që i përmendëm janë më të shpeshtat dhe më të spikaturat. Obligohet ai që i ka këta simptome ose simptome tjera, që të kthehet tek All-llahu (subhanehu ue teala) dhe plotësisht të mbështetet tek Ai se vetëm All-llahu është Ai i cili shëron dhe vetëm All-llahu është Ai që jep vdekje dhe Ai është që jep jetë dhe vetëm tek All-llahu është kthimi pas vdekjes. Dhe kujdes dhe mos u drejto tek sihirbazët (magjistarët) dhe fallxhorët se kërkimi ndihmë prej tyre të nxjerr nga feja e All-llahut dhe kërkimi ndihmë prej tyre do të shkaktojë dëshprim për ty në këtë botë dhe dëshprim të përhershëm në Xhehenem, por kërko ndihmë në mënyrë të lejuar, me rukje sheriatike e cila nuk përmban kufër dhe shirk dhe në përgjithësi përbëhet prej leximit të Kur’anit dhe kryerjen e dhikreve që kanë ardhur në Sunetin e Pejgamberit si dhe në faljen e namazeve dhe përmirsimin e lidhjes sate me All-llahun duke u mbështetur vetëm në All-llahun me mbështetje të plotë.

Më hollësisht për shërimin prej xhinëve dhe Sihrit mund të lexoni në artikullin

“Mënyra e shërimit prej prekjes së xhinëve dhe Sihrit”

Ebu Bekër el Xhezairi

(Ish mësimdhënës në Universitetin Islamik të Medines dhe mësimdhënës në Xhaminë e Pejgamberit në Medine)

Përktheu dhe rregulloi: Enis Arifi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit