5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Simptomat e kolesterolit të lartë që nuk duhet injoruar

Më të lexuarat

Niveli i lartë i kolesterolit mund të shkaktojë një rrezik të madh nëse bashkohet me shumë faktorë të tjerë.

Por, cilat janë simptomat e nivelit të lartë kolesterolit në trupin e njeriut?

Dhimbje koke dhe të vjella
Duke qenë se kolesteroli i lartë depozitohet në arterie, qarkullimi i gjakut fillon e ngadalësohet pasi ndërpritet furnizimi me oksigjen, gjë që sjell më pas dhimbje të forta koke, humbje ekuilibri dhe ndjesi të herëpashershme të vjellash.

Probleme me shikimin
Niveli i lartë i kolesterolit në organizëm ndikon drejtpërdrejt në shqisën e të parit. Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli kanë irritim të vazhdueshëm të syve, të cilët çuditërisht marrin një lloj hijeje të verdhë që vesh bardhemën, si dhe shikim të turbullt.

Probleme me jashtëqitjen
Akumulimi i lipideve në gjak dëmton sistemin tretës, duke ulur aftësinë e tij vepruese. Si pasojë, ju keni probleme me jashtëqitjen si dhe urinim të pavullnetshëm.

Dhimbje në kraharor
Kolesteroli i lartë në gjak bën që arteriet të pompojnë me shumë vështirësi gjakun për në sistemin e hapur të qarkullimit. Si rrjedhojë rrezikoheni të keni kriza të tensionit të lartë gjakut dhe shtrëngime therëse në gjoks.

Probleme me lëkurën
Personat që kanë nivel të lartë të kolesterolit në gjak kanë probleme serioze me lëkurën si ortikaria, njolla të mëdha të kuqe në pjesë të ndryshme të trupit, kruajtje dhe zona të inflamuara.

Por, nga ana tjetër kolesteroli ka anën tjetër të medaljes, pasi është një substancë shumë esenciale për jetën. Ai është një pjesëtar i familjes së yndyrave. Pa kolesterolin, trupat tanë nuk mund të prodhojnë një numër të rëndësishëm të hormoneve dhe ai është një komponent esencial i membranës së jashtme të disa qelizave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit