9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Simptomat e fshehura të anemisë që nuk duhen injoruar

Më të lexuarat

Anemia njihet gjerësisht si një sëmundje delikate e cila konsiston në mungesën e qelizave të kuqe të gjakut dhe për rrjedhojë nuk transportohet oksigjen në të gjithë trupin. Mosqarkullimi i oksigjenit në organizëm sjell pasoja të rënda për shëndetin.

Nëse ende nuk keni bërë një analizë gjaku dhe nuk keni informacion mbi normën e qelizave të kuqe, shihni disa simptoma dalluese të sëmundjes.

1.Keni frymëmarrje të shkurtra herë pas here ose më saktë nuk arrini që të ngopeni mjaftueshëm me oksigjen. Kjo është shenja e parë e cila tregon që mund të vuani nga anemia.

2.Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni fuqi për të bërë asgjë.

3.Ndjeni dhimbje therëse në gjoks.

4.Këmbët dhe duart tuaja qëndrojnë gjithnjë të ftohta, pavarësisht stinëve.

5.Keni dhimbje të forta koke që përsëriten vazhdimisht.

Nëse po përjetoni simptomat e mësipërme ju këshillojmë që menjëherë të drejtoheni tek mjeku juaj i familjes, për t’u orientuar më pas tek një mjek specialist.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit