12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Simptomat e depresionit

Më të lexuarat

Shumica prej nesh kanë disa momente apo periudha të shkurta kur ndihemi të vetmuar, pikëlluar apo te shqetesuar. Këto momente zakonisht janë normale që nganjëherë ndodhin gjatë jetës. Ato mund të jenë rezultat nga humbja e ndonjë të dashuri, një dite të vështirë, apo reaksion ndaj një momenti lëndues. Por, kur ndjenja a keqe, pikëllimi dhe paaftësia për tu përballur me depresion e kaplojnë një person aq shumë saqë aftësia e tyre për të bërë jetë normale keqësohet, atëherë është e mundur se kemi të bëjmë me ata që vuajnë nga ajo që e quajmë çregullim depresiv i madh, që gjithashtu quhet edhe depersion klinik, depresion unipolar apo depresion i madh. Jo formalisht kjo gjendje thjesht referohet si depresion.

Depresioni mund të ketë ndikim të madh në jetën e atij që vuan – ekspertët thonë se efekti është i ngjashëm me atë të diabetit, dhe disa gjendjeve tjera kronike.

Simptomat depresive ndryshojnë dukshëm nga një person në tjetër. Më së shpeshti personat me depresion ndjehet të pashpresë, pikëlluar, dhe humbin interesin për ti bërë gjërat që dikur i kanë bërë me qejf.

Çfarë është diferenca në mesë të shenjave dhe simptomave?

Një simptomë është diçka që ndjehet nga pacienti, si për shembull kokë-dhembja, ndërsa shenja detektohet edhe nga njerëzit tjerë, siç është vrulli.

Më poshtë do të gjeni disa nga shenjat dhe simptomat e asociuara me depresionin:

Shenjat dhe simptomat psikologjike:

Pikëllim i pandërprerë apo disponim i ulët

Mendime dhe ndjenja të të qenit i/e pavlerë
Ndjenjë e vet-urrejtjes
Ndjenja i/e të qenit pashpresë
Ndjenja i/e të qenit i pandihmë
Ndjenja për të vajtur
Ndjenjë e fajsisë
Iritueshmëri – edhe gjërat më të vogla ju iritojnë
Shpërthime mllefi
Patolerueshëm ndaj tjerëve
Dyshime të parreshtura – e ke shumë të vështirë të vendosësh edhe në gjëra të vogla
E sheh të pamundur të kënaqesh me jetën
Mendime të lëndimit të vetvetes
Mendime të vetëvrasjes
Brengosje e pareshtur
Ankth i pareshtur

Shenjta dhe simptomat fizike

Lëvizjet e trupit mund të jenë më të ngadalshme se sa kanë qenë më parë
Probleme me përqendrim, kohëzgjatja e koncetrimit mund të zvogëlohet
Të folurit mund të jetë më i ngadalshëm se sa ka qenë
Mënyra e të ushqyerit dhe apetiti ndryshojnë – thjesht, pacienti han më pak dhe humb peshë. Por, disa tjerë mund të han më shumë dhe shtojnë pesh.
Dëshirë e vogël për marrëdhënie intime
Mungesë energjie, plogështi, lodhje – edhe gjërat e lehta dhe të vogla bëhen të pakëndshme dhe të vështira
Cikli menstrual i një gruaje mund të ndryshoj
Parehati – pacienti mund të shpejtoj dhe ngadalësoj më shpesh, lëviz duart, kërcas gishtat dhe e ka vështirë të ndej palëvizur
Dhembje të pashpjegueshme si kokë-dhembje, dhembje shpine apo probleme me sistemin e tretjes
Çrregullime me gjumë – vështirësi për të fjetur, apo zgjohet gjatë natës dhe nuk mund të fle. Studimet tregojnë se 80% e atyre me depresion vuajnë nga një lloj i pagjumësisë. Hypesomnia (fjetja e tepërt) është gjithashtu e mundshme. Disa medikamente që përdoren për të shëruar depresionin mundin të shkaktojnë pagjumësinë.

 

Shenjat dhe simptomat sociale janë:

Rezultate të dobëta në punë
Punë e dobët në shkoll
Shmangja e kontaktit me shokë/shoqe
Braktisja e hobeve dhe gjërave që ju interesojnë
Probleme me familje/probleme në shtëpi

Në disa raste të rënda të depresionit, pacienti mund të përjetoj simptoma të psikozës – deluzion apo halucinacione (pak më e rrallë).
(sherohu)/ikub/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit