11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Simiq: Kisha Ortodokse Serbe do të funksionojë lirshëm në Kosovë

Më të lexuarat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot kanë miratuar ndryshimin e Projektligjit për Liritë Fetare.

Ky ligj garanton që Kisha Ortodokse Serbe të funksionojë lirshëm në Kosovë në formën e saj të plotë.Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se tani Kisha do të ketë edhe përfitime të caktuara, transmeton lajmi.net.

“Është e rëndësishme që ligji thotë se Kisha Ortodokse në Kosovë, priftërinjtë dhe murgjit janë pjesë integrale e Kishës Ortodokse Serbe. Kishës do t’i mundësohet menaxhimi i gjitha aseteve por që do të ketë përfitime të caktuara, kur bëhet fjalë për doganat dhe detyrat në Kosovë”, ka thënë Simiq për RTS.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit