6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sikur të merreshim me krimet serbe, se jemi marrë me fantomin e quajtur “ekstremizëm fetar”

Më të lexuarat

Dje është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ku ata dhe disa të tjerë akuzohen për 100 vrasje në kohën e luftës. Kjo ka shkaktuar një fortunë në Kosovë, në prag të takimit Kosovë – Serbi në Uashington, ku sipas të gjitha gjasave edhe pas anulimit të vizitës së kryeministrit dhe presidentit të Kosovës, do të anulohet i tërë takimi.
Kjo aktakuzë ishte ngritur më 24 prill, por dje, tre ditë para takimit në Uashington bëhet publike. Ky sigurisht është një çmim që po e paguan Kosova për shkak të gabimeve në hapa në ndërtimin e shtetit, ku këta akterë politikë lejuan krijimin e gjykatës speciale për krimet e luftës për të gjykuar luftën e drejtë të UÇK-së.
Sigurisht populli i Kosovës me vite edhe nga klasa politike po edhe mediale pak jemi informuar apo kemi ngritur zërin për krimet që ka bërë Serbia gjenocidale ndaj popullit të Kosovës, e që do të duhej të dënoheshin deri tani.

Por Kosova deri tani ka zhvilluar një “luftë” të ashpër brenda llojit shqiptarë duke akuzuar disa shqiptarë për ekstremizëm dhe terrorizëm, e kjo vetëm se i ka shtuar Kosovës një hije të keqe në arenën rajonale dhe ndërkombëtare. Ka pasur arrestime ndaj imamëve të Kosovës, e që pastaj u liruan pasi nuk u ngritë asnjë aktakuzë ndaj tyre ngaqë ishin arrestuar me shumë bujë por pa asnjë fakt.

Sikur media dhe politika, të ishin marrë me krimet e Serbisë në Kosovë, duke i dokumentuar që nga vrasjet, dhunimet, plaçikitjet, mizoritë e këto fakte dhe argumente duke i nisur nëpër gjykata ndërkombëtare, nuk do e kishim këtë situatë në Kosovë. Por sot Kosova mbartë dy hije të rrezikshme para botës: “atë të krimeve të luftës dhe atë të ekstremizmit”, e që është një fatkeqësi dhe gabim i madh që ka lejuar politika dhe media të i ndodh Kosovës dhe popullit të saj. Është një çmim i lartë që po e paguajmë ne viktimat e dhunës dhe terrorit serb./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit