9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sikur ta dije me se bëhet buzëkuqi, ndoshta s’do ta përdorje

Më të lexuarat

A e keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet pas një produkti kozmetik, si buzëkuqi për shembull?

Përveç elementeve klasike që ne dimë se gjenden në to, ka edhe disa përbërës, me të vërtetë të pështirë, madje pothuajse të pamundur që të imagjinohen.

Kjo në fakt nuk është një fushatë anti-publicitare e të tilla produkteve, por ato gjenden tashmë të publikuara në faqet e huaja të internetit.

Kështu, listimin e të tillë përbërësve aspak të zakontë të tyre, e kryeson “jashtëqitja e balenës”. Saktësisht, ajo quhet “ambergris” dhe është një substancë shumë kundërmuese, e prodhuar nga zorrët e balenës. E pabesueshme, por ja që ajo është e pranishme në shumë parfume, të cilat ne i duam aq shumë.

Pa harruar as edhe disa insekte të veçanta, trupi i të cilave shërben për të krijuar ngjyrat e shumicës së buzëkuqëve në tregje. Kjo substancë, e quajtur “coccus dactylopius” është marrë në masë dërrmuese, nga trupi i insekteve dhe parazitëve.

Por edhe peshku, paska disa elementë që u përdorkan për produktet kozmetike, të cilat gjenden në pjesën e kristaltë të tij, pikërisht për aftësitë e saj shkëlqyese.

Në fund, a e dinit se kufomat e kafshëve të ngordhura, shërbejnë për të prodhuar tonet e dhjamura të syve? Po që nga leshi i deleve nxirret një substancë e quajtur “lanolinë”, e cila është përdorur në shumë produkte bukurie si kremrat apo kremrat e rrojes?

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit