Sidrit Bejleri mbështet gratë dhe vajzat e mbuluara me një pyetje që nuk është dhe aq naive sa duket

0

“Nëse një femër është e lirë ta zbulojë trupin e saj, atëherë përse nuk duhet të jetë e lirë edhe ta mbulojë atë?!”, shkruan Sidrit Bejleri në një postim në Instagram.

Ndërkohë që vendet më të zhvilluara të Evropës, që të drejtat e njeriut i kanë parim themelor, po vendosin policë nëpër plazhe për të detyruar gratë e mbuluara të zhvishen, atëherë çështja merr të tjera përmasa dhe pyetja e Sidritit ndoshta ha më shumë diskutim. Sidriti shkruan përherë në profilin e tij statuse që të bëjnë të ndalesh gjatë. Ky i fundit, në mbështetje të nismës së WHDA me sloganin “Jo diskriminimit ndaj vajzave dhe grave të mbuluara” përveçse shumë delikat, rrezikon edhe të të përhumbë në një diskutim pa krye që edhe botën po e trazon.

(Postimi i Sidrit Bejleri në Instagram)

Një diskutim ky që do ta mbështesnin ata që mendojnë se një grua duhet të mbulohet dhe do ta kundërshtonin shumë fort ata që mendojnë të kundërtën. A është vallë çështja kaq e thjeshtë si një e drejtë e një gruaje që mund të bëjë ç`të dojë me trupin e vet?/K.S/Tiranapost