5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Si u kthye teknologjia kundër të vërtetës (II)

Më të lexuarat

Nga Katharine Viner, The Guardian

(…Vijon nga numri i kaluar)

Hossein Derakhshan, blogeri iranian i cili ishte burgosur në Teheran për shkak të aktivitetit të tij online shkruajti në gazetën The Guardian në fillim të këtij viti se diversiteti që “World Wide Web” kishte parashikuar fillimisht i ka dhënë mundësi centralizimit të informacionit brenda rrjeteve të zgjedhura sociale, ku rezultati përfundimtar i tij dobëson lidhjet tona me qeveritë dhe korporatat.

Sigurisht, Facebook nuk do të vendosë se çfarë lexoni – të paktën jo në kuptimin tradicional të marrjes së vendimeve – dhe as nuk do të diktojë në lajmet që organizatat e lajmeve duhet të prodhojnë. Por kur një platformë bëhet burimi kryesor për marrjen e informacioneve, organizatat e lajmeve shpesh do të lidhin punën e tyre me kërkesat e këtij mediumi të ri. Dëshmia më e dukshme e ndikimit të Facebook-ut mbi gazetarin është paniku që e shoqëron çdo ndryshim në “News Feed” algoritmi që kërcënon uljen e shikimeve të cilat vijnë për publikuesve.

Vitet e fundit shumë organizata lajmesh e kanë distancuar veten nga interesi publik dhe janë drejtuar nga lajmet “junk food” ( informacione të shpejta) në përpjekje për të kapur klikime dhe shikueshmëri (ose të ardhura) –por këto informacione sikurse ushqimet e shpejta ju i urreni pasi jeni ngopur me to. Manifestimi më ekstrem i këtij fenomeni ka qenë krijimi i burimeve të rreme të lajmeve, të cilat tërheqin trafikun e klikimeve me raporte të rreme që janë projektuar për t’u dukur si lajme të vërteta dhe për këtë arsye shpërndahen gjerësisht në rrjetet sociale. Por i njëjti parim vlen edhe për lajmet që janë çorientuese, sensacionale dhe të pandershme, edhe nëse ato nuk janë krijuar për të mashtruar: mënyra e re e vlerësimit për shumë e shumë organizata të lajmeve është viraliteti në vend të së vërtetës apo të cilësisë.

Sigurisht që gazetarët kanë bërë gjëra në mënyrë të gabuar në të kaluarën – edhe pse gabimisht, prej paragjykimeve apo edhe në mënyrë të qëllimtë. Pra, do të ishte gabim të mendonim se ky është një fenomen i ri i epokës digjitale. Por ajo çfarë është e rëndësishme si fakt për ta ndarë është se sot thashethemet dhe gënjeshtrat lexohen por nuk u jepet vlerë- dhe shpesh lexohen sepse janë më emocionuese për t’i ndarë, sesa realiteti. Cinizmi i kësaj qasjeje është shprehur më qartësisht nga Neetzan Zimmerman, që ka qenë i punësuar më parë nga Gawker si specialist i trafikut të historive, të cilat bëheshin virale. “Në ditët e sotme nuk ka rëndësi nëse një histori është e vërtetë apo jo” tha ai në vitin 2014. “Gjëja e vetme që ka rëndësi është nëse njerëzit e klikojnë atë’. Faktet vazhdon, ai kanë marrë fund, janë një relike nga epoka e shtypit, ku lexuesit nuk kishin alternativë tjetër. Ai vazhdoi: “Nëse një person nuk është duke ndarë (share) një lajm është një çështje e tij, jo e lajmeve.

Prevalenca që shkon në rritje të kësaj qasjeje na lë të kuptojmë se ne jemi në mes të një ndryshimi rrënjësor, vlerave të gazetarisë – një ndryshim konsumator. Në vend që të forcohen lidhjet shoqërore ose të krijohet një publik i informuar, ideja e lajmeve si një e mirë për qytetarët, një nevojë demokratike, në të vërtetë po krijon grupe të cilat përhapin gënjeshtra që i përshtaten pikëpamjeve të tyre, duke përforcuar besimin e njëri-tjetrit, duke orientuar njëri-tjetrin në opinione të thelluara në vend të fakteve të vërtetuara.

Por problem është se modeli i biznesit për shumë organizata lajmesh online është e bazuar te klikimet. Media në të gjithë botën ka arritur një temperaturë që vjen nga dëshira e llahtarshme për të botuar në mënyrë që të zhvatë reklamimet digjitale, deri në centin e fundit. (Dhe në fakt nuk është se ka shumë gjëra për t’iu bërë reklamë: në tremujorin e parë të vitit 2016, 85 cent për çdo dollar të fituar nga reklamimet online shkonte për Google dhe Facebook, të cilët ishin botuesit e lajmeve).

“Në kohështrirjen e lajmeve të telefonit tuaj të gjitha ngjarjet duken po njësoj – edhe nëse vijnë nga një burim i besueshëm ose jo. Dhe po në të njëjtin ritëm po rritet edhe numri i burimeve të sigurta, të cilat publikojnë histori të pavërteta, false ose që janë të shkruara me qëllim të caktuar. “Clickbait” është mbreti, kështu që redaksitë në mënyrë jo kritike do të publikojnë gjërat më të ndyra, gjë e cila i jep legjitimitet budallallëqeve.” tha Brooke Binkowski, një redaktor i Snopes një website demaskues në një intervistë për “The Guardian” në prill. “Jo të gjitha redaksitë janë si kjo, por shumë prej tyre priren të jenë të tilla.”

Ne duhet të jemi të kujdesshëm për të mos për të shkarkuar ndonjë gjë me një titull joshës si “clickbait” – tituj tërheqës janë një gjë e mirë, por vetëm në qoftë se ata i çojnë lexuesin drejt gazetarisë cilësore, si serioze dhe jo serioze. Unë besoj se ajo që e dallon gazetarinë e mirë nga ajo jo e mira është vetëm puna: gazetaria të cilën njerëzit e vlerësojnë më së shumti është ajo për të cilën vihet re se është bërë një punë e madhe – ku mund të ndihen përpjekjet që janë shpenzuar me punën e tyre, mbi detyrat e mëdha apo të vogla, të rëndësishme apo zbavitëse. Kjo është e kundërta e të ashtuquajturit “churnalism”, riciklimi pafund i tregimeve të njerëzve të tjerë për të kapur sa më shumë klikime.

Një industri lajmesh, e cila ndjek në mënyrë të dëshpëruar klikimet nuk duket si një industri e cila mbështetet mbi forcën dhe të vërtetën por si një industri biznesi që ndodhet në telashe. Kalimi në botimin digjital ka qenë një zhvillim i rëndësishëm për gazetarinë –“ngritja e lexuesit” ka shkaktuar një rishikim themelor të marrëdhënieve të gazetarëve me audiencën sesi mendohet për lexuesit, perceptimi i rolit në shoqëri, statusi i gazetarit. Kjo do të thotë ne kemi gjetur mënyra të reja për të marrë histori nga audienca jonë, nga të dhënat që gjejmë vet ose nga mediat sociale. Kjo gjë na ka dhënë mënyra të reja për të treguar histori – me teknologji interaktive dhe tani me realitetin virtual. Ajo na ka dhënë mënyra të reja për të shpërndarë gazetarinë tonë, për të gjetur lexuesi të rinj në vende të çuditshme; dhe kjo na ka dhënë mënyra të reja për t’u angazhuar me audiencën tonë, duke hapur veten deri për të sfiduar dhe debate të reja.

Por, ndërsa mundësitë për gazetarinë janë forcuar nga zhvillimet digjitale të viteve të fundit, modeli i biznesit është në rrezik të madh, sepse pa marrë parasysh se sa klikime ju merrni, ato kurrë nuk do të jenë të mjaftueshme. Dhe në qoftë se ju paguani lexuesit për të hyrë në gazetarinë tuaj ju do të keni një sfidë më të madhe për të bindur konsumatorin digjital, i cili është duke marrë informacion falas nga ana tjetër.

Botuesit e lajmeve kudo janë duke parë sesi të ardhurat e tyre janë duke rënë në mënyrë dramatike. Nëse doni një ilustrim të zymtë të realiteteve të reja të mediave digjitale, merrni në konsideratë rezultatet financiare të tremujorit të parë të publikuara nga New York Times dhe Facebook brenda një jave të njëri-tjetrit, krahasuar me një vit më parë.

The New York Times njoftoi se fitimet e saj operative kishin rënë me 13%, në $ 51.5 milion- më mirë se pjesa tjetër e industrive botuese por gjithsesi në rënie. Facebook, ndërkohë, zbuloi se të ardhurat e saj neto janë trefishuar në të njëjtën periudhë – me një shumë mjaft tronditëse prej $ 1.51 miliardë.

Shumë gazetarë kanë humbur punën e tyre në dekadën që kaloi. Numri i gazetarëve në Mbretërinë e Bashkuar u tkurr deri në një të tretën mes viteve 2001 dhe 2010; redaksitë e SHBA ranë me një sasi të ngjashme mes vitit 2006 dhe 2013.Në Australi, ka pasur një rënie prej 20% në fuqinë punëtore gazetareske vetëm mes vitit 2012 dhe 2014. Më herët këtë vit ne në “The Guardian” e kemi ditur se do të na duhej të humbitnim rreth 100 pozicione pune të gazetarëve. Në mars The Independent pushoi së ekzistuari si një gazetë e printuar. Që nga viti 2005, sipas një studimi nga gazeta Press, numri i gazetave lokale në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë me 181 – jo për shkak të një problemi me gazetarinë, por për shkak të problemeve me financimin.

Gazetarët që humbasin punën nuk është një problem që prek vetëm gazetarët por ka një impakt në të gjithë kulturën. Sikurse filozofi gjerman Jürgen Habermas paralajmëroi, në vitin 2007: “Kur riorganizimi dhe prerja e kostove në këtë fushë do të rrezikojë mësimin e standardeve të gazetarisë, do të jetë një goditje në zemër të sferës publike politike”. Sepse, pa rrjedhjen e informacionit të fituara me anë të hulumtimeve të gjera, dhe pa stimulimin e argumenteve në bazë të një ekspertize që nuk vijnë pa një kosto, komunikimi publik humbet vitalitetin e vet diskursiv. Mediat publike më pas do të pushojë së rezistuari tendencave populiste, dhe nuk mund të përmbushin më funksionin siç duhet në kontekstin e një shteti kushtetues demokratik.

Ndoshta, atëherë, në qendër të industrisë së lajmeve duhet të kthehen risitë komerciale: si për të shpëtuar financimin e gazetarisë, e cila është nën kërcënim. Gazetari e ka parë risi dramatike gjatë dy dekadave të fundit digjitale, por modelet e biznesit nuk kanë parë një gjë të tillë. Duke cituar kolegun tim Mary Hamilton, redaktorin ekzekutiv të The Guardian, për publikun: “Ne e kemi shndërruar gjithçka në lidhje me gazetarinë tonë dhe shumë pak për bizneset”.

Ndikimi i krizës mbi gazetarinë dhe modelin e bizneseve është se në përpjekje për të kapur klikimet e lira në kurriz të saktësisë dhe vërtetësisë, organizatat e lajmeve kanë minuar arsyet e ekzistencës së tyre: të gjejnë ngjarje jashtë dhe t’u tregojnë lexuesve të vërtetën –pra të raportojnë, të raportojnë, të raportojnë.

Shumë redaksi janë duke humbur atë çfarë ka më shumë rëndësi për gazetarinë: vlerat qytetare, analizën e të dhënave, pyetje sfiduese mbi ato gjëra të pazbardhura që dikush nuk do që të zbulohen. Gazetaria serioze dhe që punon për interesat e qytetarëve është kërkuese dhe ka nevojë për të më shumë se kurrë. E ndihmon ta mbajë fuqimisht të pastër, ndihmon njerëzit të kuptojnë botën dhe vendin e tyre në të. Fakte dhe informacionet e besueshme janë thelbësore për funksionimin e demokracisë – dhe epoka digjitale ka bërë që të jetë edhe më e dukshme.

Por ne nuk duhet të lejojmë që kaosi i tanishëm të hedhë dritë rozë mbi të kaluarën sikurse mund të shihet nga një vendim tragjik që u bë në një nga momentet më të errëta në historinë e gazetarisë britanike. Në fund të prillit, një hetim gjyqësor dyvjeçar vendosi që 96 njerëzit që vdiqën në fatkeqësinë e Hillsborough në vitin 1989 janë vrarë në mënyrë të padrejtë dhe nuk kishin kontribuar për gjendjen e rrezikshme që ishte krijuar në fushën e futbollit. Vendimi i dhënë ishte përfundimi i një fushate 27-vjeçare të familjarëve të viktimave, rasti i të cilit është raportuar për dy dekada me radhë me hollësi dhe ndjeshmërinë më të madhe nga gazetari i The Guardian, David Conn. Gazetaria e tij ndihmoi në zbulimin e të vërtetës në lidhje me atë që ndodhi në Hillsborough dhe pas saj, gjë e cila u fsheh nga policia, një shembull klasik ky i një gazetari i cili bën i bën llogaritë në mënyrë të drejtë për ata që janë më pak të fuqishëm.

Ajo për të cilën familjet bënë fushatë për gati tri dekada ishte një gënjeshtër e vënë në qarkullim nga The Sun. Kelvin MacKenzie, redaktori i tablosë agresive që u paraqit ka fajësuar tifozët për këtë fatkeqësi, duke sugjeruar se ata ishin futur me forcë me mënyrat e tyre për të parë ndeshjen pa bileta – një deklaratë e cila më vonë rezultoi të ishte e rreme. Sipas Horrie dhe Chippindale për historinë e The Sun, MacKenzie “vulosi” raportimin e tij duke mbivendosur fjalët “E vërteta” në faqen e parë , ai pretendonte se tifozët e Liverpoolit ishin të dehur, ata kishin vjedhur duke kontrolluar xhepat e viktimave, kishin qëlluar me grushte dhe urinuan forcat e policisë dhe se kishin bërtitur duke thënë se donin të kryenin marrëdhënie seksuale me një femër të vdekur. Tifozët, tha një “oficer i rangut të lartë të policisë” vepronin si kafshë. Historia shkruajnë Chippindale dhe Horrie është një shpifje klasike pa ndonjë dëshmi, një formulë e përshtatshme dhe e zakonshme e Mackenzie, një publikim gjysmë i pjekur mbushur me paragjykime injorante të shpërndara në të gjithë vendin”.

Është e vështirë të imagjinohet se tragjedia e Hillsborough mund të ndodhë edhe tani: në qoftë se 96 njerëz do të shtypeshin për vdekje përballë 53.000 smartphonave, me fotografi dhe dëshmitar okular si dhe publikime në llogaritë e rrjeteve sociale a do të duhej shumë kohë që e vërteta të dilte?. Sot, policia – ose Kelvin MacKenzie – nuk do të kishte qenë në gjendje të gënjente për kaq shumë kohë.

E vërteta është një luftë e vazhdueshme. Kërkon mundim. Por përpjekja ja vlen. Vlerat e lajmeve tradicionale janë të rëndësishme dhe duhen mbrojtur. Revolucioni digjital do të thotë që gazetarët (sipas mendimit tim) janë më të përgjegjshëm për audiencën e tyre. Dhe sikurse historia e Hillsborough tregoi, media tradicionale ishte e aftë të krijonte një gënjeshtër për të cilën u deshën shumë vite që të zbulohej. Disa nga hierarkitë e vjetra janë minuar, gjë e cila ka çuar në një debat më të hapur dhe në një sfidë më të qenësishme me elitat e vjetra ku përgjithësisht interesat e tyre janë dominimi i mediave. Por epoka e pamëshirshme e informacionit të shpejtë dhe të vërtetave të pasigurta mund të jetë e rrezikshme. Ne anojmë nga zemërimi në zemërim dhe harrojmë njëri -tjetrin shumë shpejt, ky është plani i çdo fundi të pasditeve që kalojmë.

Në të njëjtën kohë nivelimi i pamjes së informacionit ka lëshuar lumenj të racizmit dhe seksizmit, mjete të reja të ngacmimit dhe turpërimit duke na çuar drejt një bote ku argumentet më të egra dhe më të pamëshirshme do të mbizotërojnë. Është një situatë e cila është treguar jo dashamirëse me gratë dhe njerëzit me ngjyrë, duke arritur në konkluzionin se pabarazitë fizike përhapen më shpejt në hapësirat online. The Guardian nuk është imun dhe kjo është një nga arsyet e iniciativës time si editor të nisja “Web We Want project” në mënyrë për të luftuar një kulturë të përgjithshme të abuzimit në internet dhe të pyesim sesi ne si institucion mund të nisim dhe të nxisim bisedat qytetare në internet.

Megjithatë, sfida për gazetarinë sot nuk është thjesht teknologjia inovative apo krijimi i modeleve të biznesit. Sfida është të vendosim se çfarë roli kanë organizatat gazetareske në diskursin publik që është bërë e pamundur e fragmentuar dhe destabilizuar në mënyrë radikale. Zhvillimet mahnitëse politike të vitit të kaluar – duke përfshirë këtu si votat për Brexit dhe shfaqjen e Donald Trump si kandidat republikan për presidencën amerikane – nuk janë thjesht derivate të tjerë të një populizmi të rilindur apo revoltë e atyre që janë lënë pas nga kapitalizmi global.

Sikurse akademiku Zeynep Tufekci ka argumentuar në një ese në fillim të këtij viti, rritja e Trump “është në fakt një simptomë e rritjes masive të dobësisë së mediave sidomos në kontrollin e kufijve të asaj që është e pranueshme për të thënë”. (Një rast i ngjashëm mund të bëhet edhe për fushatën e Brexit.) “Për dekada me radhë, gazetarët në organizatat e mëdha të mediave kanë vepruar si portierë të cilët kalonin gjykimet në atë se çfarë mund të diskutohej publikisht, dhe atë që konsiderohej si shumë radikale” shkroi Tufekci. Dobësimi i këtyre portierëve është si pozitive dhe negative; pasi ka mundësi, ka dhe rreziqe.

Siç mund të shohim nga e kaluara, këta portierë ishin të aftë edhe të bënin dëme pasi shpesh tregoheshin arrogantë duke refuzuar argumente të cilat konsideroheshin jashtë konsensusit politik të zakonshëm. Por pa një formë konsensusi, është e vështirë që çdo e vërtetë të qëndrojë. Rënia e portierëve i ka dhënë hapësirë Trump-it të ngrejë subjekte tabush sikurse është kostoja e një tregtie të lirë, e cila u jep përfitime korporatave më shumë se punëtorëve një çështje që elitat amerikane dhe shumica e mediave e kanë hedhur poshtë sikurse kanë lejuar po ashtu që shumë nga gënjeshtrat e tij të lulëzojnë.

Kur situata mbizotëruese është kundërelitare dhe kundërautoritare besimi në institucionet e mëdha fillon të rrëzohet përfshirë edhe mediat.

Unë besoj se për një kulturë të fortë gazetareske ia vlen të luftohet. Kështu edhe për një model biznesi që shpërblen mediat të vihen në kërkim të vërtetës dhe në zemër të gjithçkaje, e cila ndërton një publik aktiv të informuar që arrin të shqyrtojë dhe jo një bandë të keqinformuar reaksionare që sulmon më të dobëtit. Vlerat tradicionale të lajmeve duhet të përqafohen dhe të manifestohen: raportimi, verifikimi, duke mbledhur së bashku deklarimet e dëshmitarëve okularë, duke bërë një përpjekje serioze për të zbuluar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Ne kemi privilegjin të jetojmë në një epokë në të cilën mund të përdorim shumë pajisje teknologjike dhe ndihmën e audiencës për ta bërë këtë gjë . Por ne gjithashtu duhet të përballemi me çështjet që mbështesin kulturën digjitale, dhe të kuptojë se kalimi nga printi të mediat digjitale nuk është vetëm në lidhje me teknologjinë. Ne gjithashtu duhet të trajtojmë edhe dinamika të reja të energjisë që kanë krijuar këto ndryshime. Teknologjia dhe media nuk ekzistojnë në mënyrë të izoluar – ato ndihmojnë në formimin e shoqërisë, ashtu sikurse ato janë të formuar nga ana e saj. Kjo do të thotë angazhim i qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë në mënyrë të barabartë. Bëhet fjalë për mbajtjen e një pushteti që ia vlen, duke luftuar për një hapësirë publike dhe duke marrë përgjegjësinë për krijimin e një bote ku duam të jetojmë.

Përgatiti: Inva Hasanaliaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit