16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si t’i bëjmë fëmijët të hanë perime?

Më të lexuarat

Perimet ndoshta nuk hyjnë tek ushqimet e preferuar të fëmijëve, por prindërit duhet të gjejnë alternativa për t’i përfshirë të paktën në një vakt të ditës, për shkak të vlerave ushqyese që ato kanë.
Përdorini perimet tek ushqimi i tyre i preferuar.  Në qoftë se fëmija juaj ka si ushqim të preferuar picat, përpiquni që në përgatitjen e tyre të përfshini të paktën një perime.
Por në qoftë se shihni sërish kundërshtim nga ana e tyre, mos u dorëzoni. Provoni që picën ta shoqëroni me një sallatë, të cilën ta gatuajnë ata vetë. Ndoshta do të tundohen të provojnë diçka, që mendojnë se e kanë përgatitur me duart e tyre.
Një tjetër mënyrë është përgatitja e perimeve, duke i zbukuruar ato. Provojeni ta quani lulelakrën “truri” apo brokolin “pema”. “Në disa raste, ushqimet që duken argëtuese janë zgjidhja”.- thotë pediatria Marilyn Tanner.
Në disa raste, është e vështirë që të ndërhyjmë në ushqimet, të cilat fëmijët tuaj mendojnë se janë perfekte, por duke qenë kreativë, gjithçka mund të bëhet më e lehtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit