7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si të vjen suksesi?!

Më të lexuarat

Ibn Kajjimi (Allahu e meshirofte!) ka thënë: “Meditova rreth suksesit të njerëzve, dhe pashë se ai është i lidhur me një vend….”
Ky vend është zemra! Zemrat janë “depot” e dijes, teuhidit (Njësimit), të cilat Zoti i mbikëqyr.
Allahu thotë: “Nëse Allahu gjen mirësi në zemrat tuaja, do t’ju japë diçka edhe më të mirë nga ajo që ju është marrë dhe do t’ju falë” (El – Enfal:70)

Zemrat janë si “enët” të cilat mbushen dhe zbrazen. Sa herë që bishatis dhe pastron “enën” tënde, Allahu ta mbush atë me mirësi, dije dhe largpamësi.
Ashtu siç thuhet: “Kur shikon një besimtar të” furnizuar “me mirësi, dije se shkaku fshihet në zemër!
Ajo është zemra, e cila është organi më fisnik, më i shtrenjtë tek njeriu; dhe gjëja më e rendësishme që kultivohet në të është [sinqeriteti me Zotin].
Kush tregohet i sinqertë me Allahun, Ai do t’i japë atij sukses. Prandaj, preokupimet (dhe vuajtjet) më të shumta të të parëve tanë të mirë, kanë qen se si të pastronin zemrat e tyre, dhe jo në shtimin e veprave të mira; sepse ata e dinin se zemra është vendi me të cilin lidhet suksesi.
Prandaj, kuroje dhe përmirësoje zemrën tënde, sepse, vetëm Allahu e di se çfarë mbart ajo.

O Allah, na i përmireso zemrat, na dhuro dije të dobishme me të cilën t’i kurojmë ato!

Ekfaniju ka thënë: “Rruga më e shkurtër për të shkuar në Xhenet, është të kesh një zemër të pastër dhe qetësi shpirtërore”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit