16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si të veproni kur vuani nga shkuarja e barkut (diarreja)?

Më të lexuarat

Stinët e verës dhe të vjeshtës janë koha më e përshtatshme për shtimin e baktereve të zorrëve. Për këtë arsye, kjo është periudha me ndodhjen më të shumtë të rasteve të diarresë. Ndoshta të gjithë njerëzit kanë vuajtur nga kjo diarreja, por shumë njerëz ndoshta nuk i kanë qartë se ç’mjekim duhet të përdorin dhe në ç’rrethana duhet të kërkojnë mjekim dhe të përdorin ilaçet. 
 
Shumë njerëz kanë menduar se mjekimi me antibiotikë mund të zhdukë diarrenë. Në fakt ky është një mendim i gabuar. Sepse faktorët për shkaktimin e diarresë janë të ndërlikuar dhe diarreja ndahet në diarreja e shkaktuar nga infektimi dhe diarre që nuk shkaktohet nga infektimi.
Diarreja infektuese shkaktohet nga baktere, viruse dhe parazitë. Bakteret kryesore janë Shigella, Vibrio cholerae, Salmonella etj, viruset janë rotavirus, virusi Norwalk etj, kurse parazitët janë e, schistosomiasis etj.

Përveç kësaj, njerëzit kanë mundësi të preken nga diarreja për arsye të të ftohtit, të mungesës së vitaminave, çrregullimeve endokrine, pankreasit, sëmundjeve kronike të mëlçisë, ose të sëmundjeve të tjera dhe në këto raste kemi të bëjmë me diarre jo infektuese.

 
Mjekimi me antibiotik ka efekt vetëm për diarrenë e shkaktuar nga bakteret, kurse shumica e rasteve të diarresë nuk ka nevojë për ilaçe kundër infeksionit.
 
“Jo gjithmonë diarreja shkaktohet nga bakteret. Nganjëherë diarreja shkaktohet nga ushqime me shumë vaj, që nuk treten mirë, prandaj mjekimi me antibiotik nuk do të ndihmonte shërimin e diarresë në këto raste dhe kjo vetëm mund të krijoj probleme për përsëritjen e diarresë.”
 
Në zorrët e njeriut ka edhe baktere të dobishme që mund të frenojnë bakteret e dëmshme, kurse shpërdorimi i ilaçeve antibiotike ka mundësi të zhdukë bakteret të dobishme, duke shkaktuar çrregullime të baktereve në zorrë, prandaj nuk shërohet diarreja. Me ndryshimin e sadopak të mikroflorës së zorrëve, duke pasur parasysh dietën (ushqimet) e përditshme, mund të mbulohet ngadalë sëmundja”.

Pra, pa gjykimin profesional të mjekut dhe ekzaminimin në laborator, pacienti e ka të vështirë të kuptojë shkakun e diarresë dhe shpërdorimi i ilaçeve është i rrezikshëm.

“Nëse gjendja juaj nuk përmirësohet brenda tri ditësh, duhet të shkoni patjetër për kontroll në spital. Pasi të sqarohet shkaku i diarresë, mund te mjekohet sipas gjendjes”.

Disa pacientë që nuk vuajnë rëndë, nuk duan të shkojnë në spital, atëherë si të veprojnë?
Eksperti tha se duhet të pihet një tretësirë e thjeshtë në gjysmë litër ujë të zier ku janë tretur me 10 gram sheqer kallami dhe 1.75 gram kripë.

Kjo do të pihet deri sa të ndalojë diarreja. Rastet e lehta mund të shërohen në 1 a 2 ditë. Nëse nuk ka rezultat, duhet të shkohet patjetër për mjekim në spital.

 
Edhe në stinën e vjeshtës, rastet e diarresë shtohen gjithnjë e më shumë, sidomos tek fëmijët. Nga tetori deri në janar të vitit të ardhshëm, është koha e shtimit të rasteve të diarresë. Tek fëmijët e prekur nga diarreja është më e rëndë dhe shoqërohet me temperaturë të lartë, të vjella dhe dehidratim të rëndë. Më tej, ka mundësi të shkaktohen miokard virale, encefalit viral dhe komplikime të tjera sëmundjesh. Aktualisht , përveç vaksinave, nuk ka ilaçe ideale kundër rotavirus-it. Metodë kryesore e trajtimit klinik është trajtimi i drejtpeshuar me elektrolite dhe acid-bazë . Në qoftë se një fëmijë është infektuar me rotavirus, duhet të dërgohet menjëherë në spital, për të parandaluar dehidratimin dhe komplikime të tjera.
 
“Për të parandaluar diarrenë, në radhë të parë duhet të ruhet mirë higjiena vetjake, higjiena në shtëpi dhe ushqime. Sidomos prindërit, gjatë kujdesjes për fëmijët, duhet të lajnë shpesh duart kur ndajnë vegla, pajisje me fëmijët. Mjedisi i shtëpisë gjithashtu duhet të ketë ajrim të mirë, pastërti shtëpiake, të tualeteve etj./kohaislame.com
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit