11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Mos e shkundni fëmijën, mund të vdesë

Më të lexuarat

 Specialistët theksojnë se tronditja e fortë e fëmijëve të vegjël, nën moshën dy vjeçare shkaton dëmtime në tru, të cilat mund të shkojnë deri në vdekje.

Ndoshta është një koncept i huaj për ju, por specialistët pohojnë se shkundja apo tronditja e fëmijëve të vegjël mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në tru, madje mund të përfundojë dhe me vdekje.

Fëmija mund të qajë për një kohë të gjatë, tregohuni të durueshëm!

Prof. Dr. Figan Shahin-i thekson se të qarat, veçanërisht të fëmijëve nën 3 muajsh mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë për shkak të shqetësimeve nga gazrat.

Si pasojë e të qarave që nuk kanë të mbaruar pjesëtarët e familjes apo dadot mund ta tronditin apo shkundin fëmijën nga zemërimi. “personat të cilët nevrikosen dhe tronditin fëmijën për të ndërprerë të qarën mund t’i shkaktojnë fëmijës dëme të pariparueshme në tru. Fëmijët mund të qajnë 3-4 orë në ditë pa asnjë shkak. Nëse ndiheni shumë të lodhur dhe të nevrikosur, atëherë kërkoni ndihmën e një të afërmi tuaj”, u shpreh Shahin-i.

Nuk njihet serioziteti i tronditjes së fëmijës

Prof. Dr. Figan Shahin-i nënvizon rezultatet e një studimi të zhvilluar me mbi 538 nëna dhe gra shtatzëna: “Bazuar në rezultatet e këtij studimi, gjysma e këtyre nënave mendojnë se tronditja apo shkundja e fëmijës nuk është diçka e dëmshme. Përsëri, gjysma e tyre mendojnë se një një fëmijë i shëndetshëm nuk mund të qajë pa shkak. Megjithëse në tremujorin e parë të jetës një nga dy fëmijë qajnë 3-4 orë në ditë për shkak të gazrave. Mosinformimi dhe humbja e durimit i detyron familjet të ndërmarrin veprime si tronditja apo shkundja, të cilat e dëmtojnë shumë fëmijën”.

/www.news-al.com/shembulli/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit