6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si të përzgjedhim llampat për shtëpi?

Më të lexuarat

Kur projektoni  dekorimin e shtëpisë tuaj, ndriçimi i disa dhomave  duhet të zërë një vend të rëndësishëm ne vendimit qe merrni. Nga opsionet e ndryshme qe tregu  te sjell ne dispozicion, duhet te përzgjidhni diçka qe shkon me tutje se shija estetike, qe te jene te përshtatshme për qarkullimin elektrik te shtëpisë tuaj  dhe strukturës së ambientit. Ekzistojnë shumë zgjidhje nga më të thjeshtat dhe funksionale nga më të sofistikuarat: në raste si këto, do të jetë e nevojshme të këshilloheni me një elektricist përpara se ta instaloni një lloj llampe e cila duhet të jete që qarkullimi elektrik të jetë në gjendje ta ushqej.
 
Mundohuni te mos e mbingarkoni sistemin elektrik duke përdorur llampa me një fuqi te tepërt sepse mund të shkaktoj dëmtime në sistemin elektrik të shtëpisë.
Kohët kur llampadaret unik, qe vendoseshin në mes të dhomes kane mbaruar prej kohesh, tani keni se çfarë të zgjidhni nga llampat standarde duke i parë në modelet e tyre origjjinale deri tek llampat me dritë dielli që janë në gjendje te japin një tip ndriçimi të bardhe dhe shkëlqyes shume me pak me te lodhshme për sytë.
 
 
Kini parasysh qe llampat me te përdorura janë ato inkadeshente: ngjyrat e saj shume të mira por për fat të keq kane një eficence ndriçimi të ulet.
 
Ndërsa llampat halogjene edhe pse kane dimensioned e vogla, kane nje efikasitet me te larte  se llampat inkandeshente. Ato mund të durojnë rreth 2000 ore, por për fat te keq kushtojnë me shume.
 
 
Ndërsa llampat fluoreshente kane një efikasitet ndritsh-mërie shume më të ngritur dhe mund të durojnë 10.000 orë, për fat të keq ato kane përmasa shume të mëdha dhe kanë nevojë për disa instrumente për tu ndezur. Ato janë të përshtatshme në vende , ku duhet të rrinë të ndezura për një kohë të gjatë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit