19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Si të përgatisni nutella në shtëpi?

Më të lexuarat

Kush nuk e ha nutellën?!

Është një nga shijet e çokollatës më të preferuar nga të rriturit e fëmijët.

Tani mund ta përgatisni edhe vet në shtëpitë tuaja dhe e keni shumë të lehtë.

Për të përgatitur kremin e shijshëm grini 100 gr çokollatë (jo të zezë) dhe vendosni në një tigan për të pjekur 80 gr lajthi. Në mikser hidhni 100 gr sheqer dhe punojeni deri sa ë përftoni një trajtë mielli. Shtoni lajthitë dhe çokollatën dhe vazhdoni ta përzieni deri sa të keni një krem të trashë. Mos harroni që herë pas here duhet ta ndalni mikserin dh eta lini pak kremin të pushojë, për ta vijuar sërish. Duhen rreth 5 minuta.

Në fund, në enën ku poqët lajthitë, vendosni 80 gr gjalpë dhe hidhni aty masën që përgatitët. Gradualisht hidhni edhe 100 ml qumësht dhe përziejeni deri sa kremi të jetë gati. Ky proces zgjat rreth 10 minuta. Vendoseni nutellën e bërë në shtëpi në një enë qelqi dhe lëreni të pushojë të paktën 2 orë përpara se ta përdorni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit