12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Si të përgatisni në kushte shtëpie salcën e majonezës/ Receta

Më të lexuarat

Është shumë e shpejtë për t’u përgatitur dhe shumë e mirë. Mund ta përdorni sipas dëshirës, por ideale është me peshk ose me fruta deti, sallatë me oriz, etj.
Koha e përgatitjes – 5/10 minuta Për rreth 300 g majonezë, duhen:
• 2 të verdha veze në temperature ambienti • 1 lugë e madhe mustardë  – mundësisht, me shije të fortë
• kripë e piper i bluar në çast • 250 ml vaj kikiriku ose 160 ml vaj kikiriku + 90 ml vaj ulliri • 2 lugë gjelle uthull e bardhë ose 2 lugë lëng limoni

Përgatitja:
Në një tas qelqi, hedhim të verdhat e vezëve, mustardën, pak kripë e piper
dhe i përziejmë me rrahësen e vezëve me dorë për 30 sekonda. Shtojmë dalëngadalë vajin, me një curril shumë të hollë, duke e vazhduar përzierjen pa ndërprerje. Sapo të shohim që majoneza po trashet, e hedhim vajin me curril më të trashë, pa ndaluar përzierjen. Kur ta kemi hedhur të gjithë vajin dhe ai të jetë thithur tërësisht, e
përziejmë për 30 sekonda me shpejtësi derisa majoneza të bëhet e trashë dhe me shkëlqim. Shtojmë tani uthullën ose limonin dhe e rregullojmë sipas shijes për kripë e piper.
Shefi këshillon që, nëse duam të kemi një majonezë më të lehtë në të ngrënë, mund ta përziejmë në fund fare me 50- 100 g kos të bardhë shumë të trashë ose djathë të freskët, si për shembull Philadelphia ose 2 lugë pana kuzhine të rrahur më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit