7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Si të përgatisni kifle të buta dhe të shijshme?

Më të lexuarat

Ëmbëlsira të preferuara të shumicës së njerëzve janë kiflet, të buta dhe të mbushura me fill të ëmbël apo të njelmët.
Përbërësit:

– 1 kg miell,

– 500 ml ujë të vakët,

– Një katror tharmë,

– Një lugë të vogël kripë,

– Një lugë të vogël sheqer,

– 1 margarinë,

– Një filxhan vaj,

– 2 vezë.

Përgatitja:

Në pak ujë tundeni tharmin dhe sheqerin.

Një vezë dhe një të verdhët e vezës (një të bardhët e vezës mbetet për lyerje), shtoni vaj dhe tharmin e tundur dhe përzieni mirë.

Gradualisht shtoni miell, pjesën e mbetur të ujit dhe kripën dhe ngjishni mirë brumin.

Nëse brumi ju është bërë i ngjitshëm, shtoni edhe pak miell. Shtrijeni brumin me okllai në tavolinë dhe nga sipër rendisni margarinën.

Mbështillni sikur shtrudëll dhe pritni me thikë ashtu që të përftoni dhjetë toptha.

Shtrini topthat, pritni brumin dhe bëni kilet për mbushje, sipas dëshirës.

Edhe një përparësi e kësaj recete është edhe ajo që nuk jeni të detyruar të prisni që brumi të bymehet!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit