7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Si të përdorim në mënyrë të duhurdhe të sigurt produktet për mbrojtjen e bimëve?

Më të lexuarat

Këto janë disa këshilla para së të përdorni produktet për mbrojtjen e bimeve:
 
-Vëzhgoni të lashtat për zbulimin në kohë të ndonjë problemi;
-Lexoni me kujdes instruksionet e etiketës të produktit për mbrojtjen e bimëve;
-Konsultoni specialistin e mbrojtjes së bimëve që të dini se çfarë produkti për mbrojtjen e bimëve (pesticidi) janë të rekomanduara për t’u përdorur në kulturën e caktuar si dhe llojin e agjentëve të dëmshëm biologjik që sulmojnë atë kulturë.
-Produktet për mbrojtjen e bimëve që ju përdorni duhet të jenë të regjistruar në vendin tuaj dhe të jetë për kulturën që ju dëshironi për të trajtuar;
-Nëse kulturën e keni për qëllim të eksportit kontrolloni paraprakisht përdorimin e produktit për mbrojtje ne culture nëse ka një MRL të përshtatshme për shtetin ku do eksportoni, e në raste dyshimi konsultoni ekspertin.
-Produktet e skaduara për mbrojtjen e kulturave apo kimikatet në gjendje të keqe nuk duhet të përdoret, andaj verifiko paraprakisht datën e skadimit.
-Aplikoni vetëm përqindjen e dozes së kërkuar të produkteve për mbrojtjen e cultures sipas udhëzimeve të etiketës;
-Respekto kohën e pritjes në mes të aplikimeve (karencën);
-Respekti i ntervalin para korrjes (datën në të cilën ju mund të bëni aplikimin e fundit para vjeljes);
-Mos hyni në plantacion me njëherë pas aplikimit;
-Mbani shënime të sakta të produkteve për mbrojtjen e kulturave që kenipërdorur./BKS
 
MRL (Maximum Residue Levels) – NiveliMaksimaliMbetjeve
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit