16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si të mbroheni nga koronavirusi? Këshilla nga pacientja që i mbijetoi virusit

Më të lexuarat

Nga Heather R. Morgan/

Ishte mesnatë në Kajro dhe unë nuk mund të ndaloja së kollituri. Sapo kisha fluturuar për në Egjipt nga Dubai. Piva një çaj nga miku im stilist, bashkë me grupin tonë. Ishte një vit pas revolucionit egjiptian dhe unë jetoja në Lindjen e Mesme, duke punuar si një ekonomiste ndërkombëtare. Ula kokën poshtë dhe pashë shaminë që ishte mbushur me gjak. Ishte si copë mishi, si një pjesë e mushkërive. I thashë shokut tim të më dërgonte në spital.

Sipas shenjave që kisha, mund të kisha turbekuloz. U lehtësova shumë kur mësova se nuk kisha tuberkuloz, por isha akoma e sëmurë.

Rrezet X treguan që mushkëritë e mia ishin të dëmtuara nga një virus që më kishte prekur. Kisha halucinacione, ethe një javë para se të mësoja se vuaja nga MERS (Sindroma e frymëmarrjes së Lindjes së Mesme). MERS ishte shkaktuar nga një koronavirus që e kishte origjinën në Gadishullin Arabik, në 2012.

Ndërsa studimet për koronavirusin në Wuhan janë ende në fillim, numri i vdekshmërisë së pacientëve me MERS ishte 7 herë më i lartë se virusi kinez.

Këshilla si të mbroni nga koronavirusi!

1- Pini shumë ujë. Mos pini shumë kafe, pije alkoolike. Hani sa më shumë fruta dhe perime.

2- Ka ushqime që rrisin sistemin imunitar. Ju duhet t’i hani ato. Sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj, por unë personalisht konsumoj sasi të mëdha xhenxhefili të papërpunuar dhe hudhër sa herë që jam në rrezik për sëmundje. Specat dhe agrumet janë gjithashtu luftëtare të mira të sëmundjeve.

3- Flini gjumë mjaftueshëm. Ky është një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit dhe sasia e vogël e gjumit ul sistemin imunitar dhe do t’ju bëjë më të prekshëm ndaj koronavirusit.

4- Lani duart me sapun dhe ujë të ngrohtë shpesh!

5- Punoni nga shtëpia. Sigurisht nëse në vendin tuaj ka raste të njerëzve me koronavirus, bëni mirë të mos dilni shumë jashtë. Shmangni vendet shumë të populluara!

6- Përdorni maska mjekësore. Nëse mendoni se jeni të prekur nga ky virus, apo të ekspozuar ndaj personave të infektuar, gjëja më e mirë që mund të bëni është të përdorni shami kur teshtini.

7- Dezinfektoni vendin ku rrini, sidomos ato publiket që nuk i dihet se në ç’gjendje janë.

8- Mos udhëtoni ndërsa jeni i sëmurë!

9- Nëse jeni i sëmurë, shkoni menjëherë te mjeku. (dritare.net)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit