6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si të kthejmë vetëbesimin ?!

Më të lexuarat

Dymbëdhjetë shkaqe të cilat n’a ndihmojnë që të kthejmë vetëbesimin:
1. Forcimi i lidhjes me Allahun,
2. Çliro veten nga të gjitha iluzionet dhe cytjet edhe nëse ndonjëherë ndonjë pengesë është reale.
3. Mundohu çdoherë në jeten tënde me sinqeritet dhe pa ndonjë teprim të përcaktosh mendimet dhe vetitë negative të cilat i ke. {Që të nxjerrësh më pas në pah cilësitë positive}.
4. Secilin projekt të cilin e fillojmë duhet fillimisht t’a ndajmë dhe elaborojmë me qëllim që të mund t’a realizojmë me faza dhe këtë mënyrë të ndarjes e kuptojmë edhe se qenka e gabuar.
5. Çdo ide e cila të lind, merre në përpunim analitik, logjik me qëllim që të njohësh shkakun i cili të solli këtë ide dhe pasojat që mund të sjellë tek ti dhe tek të tjerët.
6. Lidhe mendjen tënde dhe logjikimin tend në mënyrë të kocentruar me momentet dhe situatat positive të jetës tënde.
7. Momentet e dobishme dhe të sakta të cilat i ke pasur në jetën tënde, përsëriti edhe si kontribut edhe si përmendje {kujtesë} derisa ato të shndërrohen në kultur tek ti.
8. Pavarsisht suksesit që ke në jetë, shpeshëherë shejtani dhe egoja e dobët e njeriut bëhen shkak që të të vin në kujtesë momentet e dështimit, momentet e dobëta.
9. Gjithëherë kur të jesh në angazhim maksimal, lodhje të madhe, ngarkes psikike , zakonisht hidhe shikimin tend më larg, shkëputu nga momenti i angazhimit dhe mendo se ky kontribut çfarë i sjellë vendit dhe shoqërisë.
10. Shpeshëherë riktheje mendimin tek ideja dhe puna që ke filluar ta bësh ngase me analizim do të të daln në pah mangësitë dhe do të mund t’i plotësosh, por edhe për përkujtimin e vetes se je duke punuar diç.
11. Në momentet që sulmohesh përsëri nga mendimet negative prej frikës nga dështimi , ndalo punën për një moment , kujtoji momentet positive, sukseset në jetën tënde , me qëllim që të bindësh veten se edhe kjo punë të cilën po e bën sot do t’a arrijë suksesin e vet dhe do të ketë efektin e vet.
12. T’i mbështetësh Alahut dhe të bësh durim në punët e mira.

Nga ligjerata: “Si të kthejmë vetëbesimin”? –trajtuar nga hoxha Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit