Si të kemi një ditë të mbarë e të suksesshme

0
9

Ka ditë që zgjohemi të lodhur dhe jo mirë emocionalisht. Vëshirë të të dalë gjumi i mëngjesit, edhe pse ti e kurdis alarmin e orës që të përsëritet disa herë. Por ka edhe ditë kur zgjohemi të qeshur e të vullnetshëm për ta nisur ditën me vrull. Zgjimi herët, një mëngjes i bollshëm dhe i shëndetshëm si dhe kryerja e punëve më të rëndësishme që në mëngjes herët, janë disa nga mënyrat për ta nisur mirë ditën.

Kot nuk thonë se dita e mirë duket që në mëngjes, pasi e dimë që nëse mëngjesi nis i mbarë atëherë edhe pjesa tjetër e ditës pritet të jetë e mbarë. Çdo gjë ju duket më e lehtë, sikur e kapni ritmin e punëve më mirë dhe më thjeshtë. Ne do ju tregojmë disa mënyra që çdo ditë të vitit të keni mëngjese të mbara dhe të sukseshme.

Zgjohuni me kohë

Nuk themi që të zgjoheni herët, pasi do të ndjeheni gjatë gjithë ditës të lodhur, por të zgjoheni me kohë do të thotë ta caktoni alarmin mjaftueshëm herët saqë nuk do të keni nevojë të përgatiteni me ngut dhe me nxitm për të ikur në punë. Zakonisht, nëse zgjoheni vetëm 10 apo 15 minuta më herët, mëngjeset e hershme stresuese bëhen shumë më relaksuese.

Hani një mëngjes të shëndetshëm

Të gjithë e dimë sa i rëndësishëm është mëngjesi, por përsëri e kapërcejmë këtë vakt. Ai do t’ju japë energji për punë të mirë dhe koncentrim. Drithëra me qumësht, vezët, fruta apo një lëng të shtrydhur, ju mbetet ju të vendosni. E rëndësishme është që ta hani mëngjesin.

Planifikoni ditën

Kur hyni në zyrë, rezistojini dëshirës që së pari të kontrolloni e-mailet, sigurisht përveç nëse punoni në përkrahje teknike. Minutat e para kaloni duke planifikuar. Cilat janë ato detyra të vogla, por urgjente dhe krejt çka duhet të kryhet sot.

Reduktoni ndërprerjet

Nëse dikush ju ndërpret në punë do t’ju duhen disa minuta që përsëri ta ktheni fokusin aty ku ju ishit përqëndruar. Mos humbisni kohë me gjëra të parëndësishme.