Si të eliminojmë erën e keqe nga këpucët

0
191

Era e keqe qe vjen nga këpucët tuaj, veçanërisht prej atyre qe preferoni dhe dëshironi te mbani me shume, ne radhe te para atletet, apo te tjera tipe këpucësh, është me te vërtetë një gje sa e bezdisur dhe e pakëndshme, por po aq edhe e vështirë për tu larguar.

 

Por kjo ndodh ne fakt se jo te gjithë e dine se ka disa mënyra tepër te thjeshta për te eliminuar shpejt dhe me efektivitet te erën e keqe nga këpucët tuaja.

Ajo qe është e rëndësishme te dini ne lidhje me erën e keqe te këpucëve është fakti se ajo është pasoje e drejtpërdrejtë e shtimit te baktereve. Kjo do te thotë se larja e tyre ne fakt është një ndihme lehtësuese.

Për këtë është e rëndësishme qe ato te lahen mire, ne mënyrë periodike dhe me sapun, madje edhe kandexhina. Pas kësaj i lini te thahen duke futur brenda tyre bikarbonat sode, te cilin e lini aty qe te veproje për gjate gjithë natës. Ne mëngjes e heqim përsëri.

Ne ato raste kur këpucët janë te tilla qe nuk mund te lahen ne lavatrice, si psh këpucët e lëkurës apo ato te kamoshit, mund te provoni këtë teknike, thuajse te pa pagabueshme.

Për këtë merrni një sasi trumze ne sasi te mëdha dhe vendoseni brenda këpucëve problematike. Trumza është një bime me veti antibakteriale qe nuk mbulon aromat, por vepron thelle duke i eliminuar ato, duke eliminuar shkaktaret, pra bakteret. Lërini kështu përgjatë gjithë natës, ne mëngjes pastrojini dhe do te merrni një rezultat befasues.