12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Si ta rrënjosësh Teuhidin thellë në zemër

Më të lexuarat

Në fakt, Teuhidi është një pemë që rritet në zemrën e besimtarit, duke i zgjeruar degët dhe duke e shtuar hijeshinë, kurdo që ai mundohet të bëjë vepra që afrojnë më shumë tek Allahu i lartësuar. Sipas radhës, kjo e shton dashurinë e robit ndaj Zotit të tij, si dhe frikën dhe shpresën ndaj Tij dhe mbështetjen në Të. Ndër arsyet që ndihmojnë Teuhidin të zhvillohet e të rritet në zemër janë:

1. Bërja e veprave të bindjes duke kërkuar me këtë shpërblimin e Allahut të lartësuar.

2. Heqja dorë nga gjynahet, nga frika e ndëshkimit të Allahut të plotfuqishëm.

3. Reflektimi me kujdes mbi mbretërinë e qiejve dhe tokës.

4. Pasja e dijes mbi Emrat dhe Cilësitë eprore të Allahut fuqiplotë, kërkesat e tyre, ndikimin e tyre dhe të dëftuarit e tyre të madhështisë e përsosurisë.

5. Kërkimi i dijes së dobishme dhe veprimi sipas tyre.

6. Recitimi i Kuranit ndërsa mendon dhe mediton mbi domethëniet dhe synimet e tij.

7. Afrimi ndaj Allahut duke bërë akte të vullnetshme të adhurimit (nafile), mbasi të kryesh aktet e obligueshme.

8. Të kujtuarit e vazhdueshëm të Allahut në të gjitha gjendjet, me gjuhë e me zemër.

9. T’i japësh përparësi asaj çfarë do Allahu ndaj asaj çfarë do ti, kur të jesh kapluar nga dëshirat.

10. Reflektimi mbi bekimet e Allahut, si të fshehtat, ashtu dhe te dukshmet, si dhe reflektimi mbi dorëdhënien e Tij, bujarinë e Tij, dhe dashamirësinë e Tij ndaj robërve.

11. Zbutja e zemrës dhe përulja e saj para Allahut fuqimadh.

12. Veçimi me Allahun gjatë kohës kur Ai zbret në pjesën e fundit të natës ndërsa e lexon Librin e Tij, qëndron i përulur para Tij dhe e përfundon këtë me kërkim të faljes dhe me pendim.

13. Të ndenjurit me adhuruesit e sinqertë të Allahut, në mënyrë që të përfitosh nga të folurit frytdhënës të tyre.

14. Të qëndruarit larg nga çdo çështje që vjen mes zemrës dhe Allahut të lavdishëm.

15. Heqja dorë nga të folurit e tepërt, nga ushqimi i tepërt, nga përzierja e tepërt me njerëz dhe nga shikimi i tepërt.

16. Të duash për vëllain atë që e do për veten tënde nga gjërat e mira dhe të mundohesh ta ushtrosh veten për ta bërë këtë.

17. Zemra duhet të jetë e zbrazët nga urrejtja për vëllain musliman dhe, po ashtu, duhet të jetë e zbrazët nga armiqësia, zilia, arroganca dhe mendjemadhësia.

18. Kënaqja me dekretimet (vendimet) e ndryshme të Allahut të plotfuqishëm.

19. Falënderimi në kohë të rehatshme dhe durimi në kohë të vështira e në fatkeqësi.

20. Kthimi tek Allahu me pendim atëherë kur bën gjynahe.

21. Bërja e shumtë e veprave të mira, si kujdesi ndaj prindërve, zbatimi i standardeve fisnike moralore, mbajtja e lidhjeve familjare dhe të ngjashmet me këto.

22. Kapja dhe pasimi i hapave të pejgamberit (سلم و عليه االله صلى (në të gjitha gjërat.

23. Xhihadi në rrugën e Tij, më të lartit.

24. Sigurimi që ushqimi të vijë nga burime hallall (të lejueshme).

25. Urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja. Paqja dhe bekimet qofshin mbi pejgamberin Muhamed, dhe mbi të gjitha familjen e shokët e tij./Dâr el-Kasim, Rijad

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit