6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si ta kuroni veten tuaj nga mesyshi?

Më të lexuarat

Pyetje:Për sa i përket kurimit të mësyshit, a të mjaftohemi me rukjen sheriatike apo duhet me doemos të lahemi me ujin e atij që na ka ngrënë me sy?

Përgjigje:“Rukja Sheriatike është kurim dhe larja gjithashtu është kurim, nëse është e mundur që ai i cili ka ngrënë me sy të lahet, domethënë sikur të lahet,

duhet të lajë fytyrën e tij, të shplajë gojën me ujë, të lajë rrobën e tij të brendshme (dhe e shtrydh ujin e saj në enë), lan gishtat e këmbëve, kjo bën dobi. Pastaj uji që merret prej atij i hidhet të sëmurit dhe me të lahet ai që e kan ngrënë me sy. Kjo do t’i bëjë dobi me Lejen e Allahut.

Dhe nëse lan fytyrën e tij dhe shplan gojën dhe ujin (me të cilin lau fytyrën dhe shpalu gojën) e hedh në një enë, pastaj ia hedh të sëmurit, kjo do t’i bëjëdobi me Lejen e Allahut, nëse nuk lahet.
Ajo që duhet të bëjë është të lajë fytyrën e tij, të shplajë gojën, të lajë anët e brendëshme të duarve dhe rrobën e tij të brendshme (izari ose rroba që ka kontakt me kërcinjtë), gishtat e këmbëve dhe dy gjunjtë, kjo do të bëjë dobi për kurimin e atij që e kanë ngrënë me sy.

Ne e kemi provuar që vetëm larja e fytyrës, shplarja e gojës dhe larja e dy duarve mjaftojnë me Lejen e Allahut në largimin e mësyshit. Nëse dikush akuzohet se ka ngrënë me sy, kështu ai lan fytyrën, dy duart e tij dhe shplan gojën dhe ujin e hedh në një enë, pastaj ia hedh atë të sëmurit, ai do të çlirohet me Lejen e Allahut.”

Abdul-‘Azijz Ibn Baz

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit