9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Si ta kuptoni se po vuani nga ulçera?

Më të lexuarat

Nëse ju vuani nga ulçera është e rëndësishme që të dini se cilët janë shenjat kryesore të kësaj sëmundje. Ulcera është një shqetësim i cili shfaqet si rezultat i çekuilibrimit në lëngjet tuaja tretëse.
Disa nga shenjat dalluese të ulçërës:
Pengesa në tretje
Ulcera mundet të shkaktojë dhimbje gastrointestinale dhe pengesa të hatashme në tretjen e ushqimit.
Humbja e oreksit
Individët të cilët vuajnë nga ulcera mund të vuajnë edhe nga humbja e oreksit e po ashtu edhe dhimbje të forta në stomak.
Dhimbje abdominale
Nëse ndjeni dhimbje pas konsumimit të ushqimit, në mes apo në pjesën e sipërme të stomakut, atëherë keni telashe me ulcerën.
Simptomat e ngjashme me gripin
Simptomat e ngjashme si fryrjet, ethet, dhimbjet dhe plogështia e përgjithshme janë shenja të ulcerës.
Ndjenja e urisë së pashpjegueshme
Është e zakonshme që dikush me ulcerë ta ndjejë urinë vetëm pak orë pasi të ketë konsumuar një shujtë të majme. Këto nuk janë ndjenja të urisë, por dhimbjet që i shkakton ulcera.
Nëse ju mund të konstatoni ndonjë nga këto probleme është e këshillueshme që të shkoni dhe të bëni kontrollin e duhur tek mjeku.

Fryrjet
Çekuilibri në lëngjet e tretjes shpeshherë dërgojnë në fryrje të stomakut. Nëse keni një ulcerë atëherë do t’ju shkaktohen fryrje, e kjo së pari ndodh në mëngjes, në lukth të zbrazët.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit