11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si ta dini nëse jeni të ftohur apo keni grip

Më të lexuarat

Jeni të bindur se jeni të ftohur, miqtë tuaj mendojnë se keni grip, ndërsa shumë barna nëpër barnatore, gjoja, do të jenë të dobishme për të dyja. Si mund t’i dalloni?

Është grip në qoftë se…

Ju godet papritmas, keni temperaturë të ngritur (mbi 38.5 gradë), ethe, dhimbje të muskujve, ndjenjë të ankthit në gjoks… Mund të keni kollë ose t’ju rrjedhin hundët, por ka më pak të ngjarë që do të keni probleme me traktin e sipërm respirator, siç është rasti me ftohjet.

Çfarë duhet të bëni…

Vizitojeni mjekun sa më parë, ai do t’ju përshkruajë ilaçe të cilat është më së miri t’i merrni brenda 48 orëve pas fillimit të simptomave. Trajtimi do t’i lehtësojë simptomat, do ta përshpejtojë shërimin dhe do ta reduktojë ndjeshëm mundësinë e shfaqjes së komplikimeve si pneumonia ose bronkiti.

Çfarë nuk guxoni të bëni kurrsesi…

Të merrni ndonjë kombinim të barnave të ndryshme nga barnatoret për t’i lehtësuar simptomat dhe në këtë mënyrë t’ia lehtësoni vetes. Me neglizhencë shumë lehtë mund të ndodhë që ta dyfishoni dozën e ndonjë përbërësi, ndërsa antibiotikët janë një storie më vete – kurrsesi nuk duhet të merren, sepse janë të dedikuar për t’i vrarë bakteret dhe jo viruset.

Është ftohje në qoftë se…

Simptomat lidhen kryesisht me pjesën nga qafa e lartë. Nëse ju rrjedhin hundët ose janë të zëna, sytë lotojnë, fyti ju dhemb, teshtini – ka shumë të ngjarë që jeni ftohur. Ndryshe nga gripi, këto simptoma gradualisht përkeqësohen gjatë një ose dy ditëve vijuese. Trupi mund t’ju dhembë dhe mund të keni temperaturë të ngritur, por simptomat do të jenë shumë më të buta sesa gripi.

Çfarë duhet të bëni …

Do të ishte mirë që çdo ditë të merrni 250-500 mg vitaminë C, nëse është e mundur sapo të shfaqen simptomat. Kjo nuk është një garanci që ftohja do të kalojë, ndërsa dozat e tepruara mund ta irritojnë lukthin tuaj, por gjithsesi ia vlen të provoni. E njëjta gjë vlen edhe për pikat/sprejin nazal, duke pasur parasysh se antihistaminet mund t’i thajnë sinuset. Marrja e rregullt e tabletave me zink gjatë 48 orëve mund të jetë e dobishme.

Çfarë nuk duhet të bëni…

Nëse keni temperaturë pak të ngritur, mos përdorni ilaçe për ulje të temperaturës. Temperatura e lartë është një tregues se trupi është duke e luftuar infeksionin. Shtrihuni, pushoni, pini shumë lëngje, pasi që kjo do ta parandalojë dehidratimin gjatë djersitjes dhe do ta ftohë organizmin tuaj. Shmangni dekongjestantët sepse edhe pse e reduktojnë ënjtjen në zgavrën e hundës dhe shkaktojnë trashje të mukusit, ato e kanë efektin më të mirë vetëm herën e parë. Secilën herë të radhës do të duhet ta rritni dozën, dhe këtë do të duhet ta bëni gjithnjë e më shpesh.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit