11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Si t’ua ulni stresin fëmijëve në prag të provimeve

Më të lexuarat

Provimet shkollore bëjnë që çdo qershor fëmijët dhe prindërit të jenë në tension të lartë. Para provimeve, disa fëmijë kanë pagjumësi, disa humbin oreksin, vajzat e buta bëhen nervoze dhe djemtë optimistë hyjnë në depresion. Në mjekësi kjo dukuri quhet “sindroma e paraprovimit”.
 
Çfarë është “sindroma e paraprovimit”? Është shfaqja para provimeve të rëndësishme e disa reagimeve psikologjike, si shqetësim, stres, lodhje, ulje e përqendrimit, mungesë oreksi, pagjumësi, makthe, e madje në disa raste edhe dhembje koke, errje sysh etj.
 
Psikologët e shpjegojnë këtë në përgjithësi si shqetësim, depresion etj. mund të shfaqen edhe simptoma fiziologjike, si pagjumësi, dhembje të barkut e në pjesë të tjera të trupit etj. Prindërit duhet të tregojnë vëmendje e t’i analizojnë këto raste. Në qoftë se këto “sëmundje” të fëmijëve të tyre ndodhin në periudha të caktuara, si për shembull gjatë vitit të fundit të maturës, duhet të dyshojnë se këta fëmijë kanë sindromën e paraprovimit.
 
Shqetësimi është gjendja më e zakonshme psikologjike. Për shembull, para provimeve, në qoftë se ti mendon se nuk ke mësuar mirë, do të shqetësohesh. Në këtë kohë, do të mësosh me zell për provimin dhe do të bësh gjëra që mund të ulin shqetësimin. Ky shqetësim është një reagim mbrojtës dhe quhet reagim fiziologjik. Në rast se shqetësimi bëhet shumë i rëndë dhe vazhdon për një kohë të gjatë, kthehet në shqetësim patologjik.
 
Në qoftë se fëmija juaj nuk dëshiron të marrë pjesë në provim ose fillon të mendojë e të veprojë për t’u larguar nga provimi, ju duhet ta çoni te psikologu, në mënyrë që fëmija të qetësohet dhe të kthehet në gjendjen normale të mësimit. 

Nëse ju prindër doni t’i ndihmoni fëmijët ta kalojnë pa probleme periudhën e përgatitjes për provime, në radhë të parë nuk duhet t’ua kaloni stresin tuaj fëmijëve. Përveç kësaj, duhet të kini kujdes në këto pika:
 
1. Mos flisni për notat e për aftësitë e fëmijës suaj;
 
2. Ndaloni përkujdesjen e tepërt;
 
3. Ndaloni të folurit pa pushuar;
 
4. Mos i shqetësoni fëmijët.
 
5. Lejojini fëmijët të pushojnë e të qetësohen sipas mënyrës së tyre;
 
6. Lejojini fëmijët të shfaqin mendimin e vet dhe mos u kundërpërgjigjni;
 
7. Kur fëmijët rrëfejnë mendimet dhe ndjenjat e veta, duhet të jeni dëgjues të mirë.
 
8. Ju keni detyrimin t’u jepni fëmijëve tuaj ushqimin e përshtatshëm dhe t’u krijoni një mjedis të qetë.
 
9. Çdo ditë duhet të gjeni kohën për të biseduar me fëmijët për tema që nuk kanë lidhje me provimin.
 
10. Tregoni kujdes ndaj ndryshimeve të gjendjes fiziologjike dhe psikologjike të fëmijëve, në mënyrë që t’u jepni atyre ndihmën dhe përkrahjen e duhur. 

Si mund t’i përballojnë nxënësit provimet e rëndësishme?
 
Parandalimi i pagjumësisë: Të bëjnë “frymëmarrjen e thellë”
 
Para provimeve, pagjumësia bëhet më e dukshme dhe pastaj fillon edhe shqetësimi. Si duhet vepruar? Dy javë para provimeve, fëmijët që kanë pagjumësi, mund të bëjnë frymëmarrje të thella: çdo mbrëmje duhen bërë 10 frymëmarrje të thella në minutë dhe të përsëriten 100 herë. Kjo ndihmon në shtendosjen e nervave dhe në hyrjen sa më parë në gjendjen e gjumit.
 
Parandalimi i stresit: Prindërit nuk duhet t’i shoqërojnë fëmijët në provime
 
Yanbin shprehet se prindërit nuk duhet të bisedojnë me fëmijët lidhur me provimet. Edhe shoqërimi për në provim është një pikë e rëndësishme. Në përgjithësi, në qoftë se vendi i provimit është afër dhe rruga e sigurt, atëherë nuk ka nevojë që prindërit a të afërmit t’i shoqërojnë fëmijët në provim.
 
Parandalimi i panikut: Gjatë provimeve, vishuni si zakonisht
 
Nuk ka ndonjë rregull për veshjen në ditën e provimeve. Por këshillohet që fëmijët të vishen si në ditët e zakonshme. Kur të arrijnë në vendin ku zhvillohet provimi, ata duhet të përshëndetin mësuesit dhe shokët e klasës për t’u çliruar disi. Nxënësit shumë të stresuar është mirë që të dëgjojnë recitime të bukura të Kur’anit për të lehtësuar gjendjen psikologjike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit