6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Si po vdes Serbia? Tregon Vuçiç…

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot deklaroi se zgjidhja e çështjes së Kosovës është në interesin më të mirë të Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Duhet të krijohet një atmosferë ku njerëzit do të duan të qëndrojnë në vend dhe të kenë fëmijë dhe në këtë kuptim do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët dhe ndërmjetësit pavarësisht se asgjë nuk u besoj”, tha Vuçiç, në prezantimin e planit aksional për politikën e popullsisë.

“E vetmja gjë që duam është të përpiqemi të lusim njerëzit që të kuptojnë se sa ka nevojë vendi ynë për fëmijët dhe në këtë kontekst do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët, pa marrë parasysh se as atyre e as ndërmjetësve asgjë nuk u besoj, nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha presidenti serb në konferencën për media në Beograd, duke përsëritur se nëse nuk ka zgjidhje kompromisi, nuk do të ketë kurrfarë zgjidhje.

Duke prezantuar të dhënat që tregojnë se numri i fëmijëve të lindur në Serbi është 1.44 për qind ndërkohë që për shtimin normal nevojiten edhe 0.8 për qind më tepër, Vuçiç thekson se numri i fëmijëve të sapolindur në Deçan u rrit në 262 foshnja ndërsa në Milanovc të Epërm kanë vdekur 308 persona.

Siç shpjegoi ai, në varësi të çështjes së Kosovës, Serbia deri në vitin 2060 do të ketë 5 milionë banorë dhe për këtë fajtorë nuk janë as Amerika e as Bashkimi Evropian, por vetë serbët.

“Ky është momenti i fundit që të fillojmë të merremi me këtë, në 27 vitet e fundit kemi normë negative të rritjes së popullsisë, kurse kjo ka filluar të bie në 67 vitet e fundit. Për këtë arsye është e rëndësishme të zgjidhim çështjen e nyjes të Kosovës. Kjo është në interesin tonë më të mirë dhe ne duhet të krijojmë një atmosferë të tillë ku njerëzit do t’i besojnë paqes, stabilitetit dhe do të duan të qëndrojnë këtu dhe të kenë fëmijë”, tha ai.

Sipas tij, Serbia duhet të merret me këtë çështje, përndryshe brenda 40 vitesh nuk do të ketë as shtet dhe komb serb.

Në konferencë, ai komentoi edhe Marrëveshjen e Brukselit, e cili përmban 15 pika ku gjashtë i dedikohen themelimit të Asociacionit të komunave serbe.

Duke folur për formimin e Ushtrisë së Kosovës, Vuçiç tha se shqiptarët shkojnë në zonat serbe dhe marrin të rinjtë serbë dhe u bëjnë thirrje të mos marrin pjesë në formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Ai gjithashtu përsëriti se populli përmes referendumit do të vendos për çështjen e Kosovës.

Gjithashtu, presidenti i Serbisë njoftoi se për rreth dy javë, shërbimet kompetente do të adresohen në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç-it.

“Do të befasohen vetëm ata që kanë njohur fajtorin që më parë”, përfundoi ai.

Vuçiç gjithashtu komentoi edhe rreth ngjarjeve tragjike 14 vjet më parë, “kur është kryer dëbim në Kosovë”, duke theksuar se Serbia ka restauruar deri tani 42 kisha dhe manastire, por që nga viti 2005 deri në vitin 2017 vetëm rreth 10 mijë persona të zhvendosur janë kthyer./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit