14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Si po na mashtron dynjaja?!

Më të lexuarat

Shkruan: Burim Sogojeva

Shikojeni patjetër këtë incizim shumë të shkurtër as 4 minutësh, për vlerën e vërtetë të dunjasë, pas të cilës shumica e njerëzve mashtrohen deri sa tu vijë engjëlli i vdekjes, atëherë kur bëhet shumë vonë.

 

Lus All-llahun e Lartësuar sinqerisht që të na udhëzoj në rrugën e Tij të drejtë, e të mos na lenë në errësirën e shejtanit të mallkuar, e cila padyshim se të dërgon në Xhehenem!

All-llahu i Lartësuar nga ruajt nga gjendja e atyre të mjerëve, të cilët Ai i përshkruan në Kuran si vijon:

8,50: Sikur t’i shohësh engjëjt kur ua marrin shpirtin atyre që mohuan (do të shihje tmerr), u bien fytyrave dhe shpinave të tyre (para e prapa dhe u thonë): “Shijoni dënimin e djegies!”

47,27-28: E si do të jetë atëherë puna e tyre kur engjëjt t’ua marrin shpirtin duke i rrahur fytyrave dhe shpinave të tyre?; E atë (dënim e marrin) për shkak se ata ndoqën rrugën të cilën All-llahu e urren, kurse e urrejtën atë që Ai e pëlqen, prandaj Ai ua asgjësoi veprat e tyre.

All-llahu i Lartësuar e di më së miri, por se me këtë mohim sigurisht se nuk mendohet veç mohimi i All-llahut Madhështor, si Zot i vetëm i vërtetë, e as i Muhamedit alejhis-selam, si i dërguar i Tij i fundit, por se edhe i çdo gjëje që ai na ka urdhëruar dhe na e ka ndaluar.

Meqë Zoti i Plotfuqishëm në Kuran na thotë edhe këto:

4,41-42: Si do të bëhet kur prej çdo populli të sjellin dëshmitarë dhe të të sjellin ty (o Muhamed!) për dëshmitar mbi të gjithë ata?!; Atë ditë, ata që nuk kanë besuar dhe që nuk i janë bindur të Dërguarit, do të dëshironin të rrafshoheshin me tokën, por All-llahut nuk mund t’i fshehin asnjë fjalë.

4,115: Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!

4,65: Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty (o Muhamed!) për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.

33,36: Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur All-llahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.

E vallë, si është halli i atyre muslimanëve që e luftojnë shaminë, mjekrën dhe çdo gjë tjetër nga ajo çka na mëson Sunneti i Muhamedit alejhis-selam?!!!

Çdo kush le ta jep vetë përgjigjen për veten e tij!

Paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut Madhështor qofshin me juve!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit