8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Si pinte ujë i Dërguari i Allahut (alejhi we selam)?

Më të lexuarat

Ai pinte ngadalë, dhe jo shpejt sepse kur uji pihet shpejt ai hyn ne lukth bashkë me ajrin dhe shkakton dhimbje, fryrjen ne stomakut, pamundëson lëvizshmërinë e lukthit dhe vështirëson tretjen e ushqimit.Ai ( sal Allahu alejhi hi we selam) kur pinte ujë pushonte tri herë duke marrur frymë jashtë enës e jo në enë.

Ubu Neimi transmeton se kur Pejgamberi sal Allahu alejhi we selam pinte ujë dhe tri herë pushonte për të marrë frymë, e fillonte me bismilah dhe e përfundonte me falënderim Allahut.

Uji nuk bën të pihet para dhe gjatë ngrënies,e pas ngrënies duhet të pi gjysmën e asaj që do tua shuaj etjen,,sepse kjo është më e mirë për tretje. Duhet të shmangur ujit tepër të ftohtë sepse kjo dëmton organet e frymëmarrjes, e sidomos pas ushqimit djegës, ëmbëlsirave, pemëve dhe pas marrëdhënieve seksuale. Dhe nuk bën që njëkohësisht të pihet ujë nga pusi dhe lumi dhe nuk bën që të pihet uji shpejt, sepse nga kjo mund të sëmuret mëlçia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit