6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si pasojë e mbylljes së Turqisë nga coronavirusi, ngjyra e ujit të detit në Stamboll ndryshon

Më të lexuarat

Imazhet mbresëlënëse të shkrepura në Stamboll shfaqin Bosforin që është transferuar, ku dikur uji që kishte ngjyrë të kaltër të mbyllur tani ka marrë ngjyrën e ujit të vendeve tropikale – e tëra kjo është bërë si rezultat i mbylljes së vendit nga coronavirusi.

Turqia kishte regjistruar rastin e parë me coronavirus më 11 mars, dhe prej atëherë ka aplikuar masat e rrepta mbrojtëse kundër pandemisë duke e mbyllur plotësisht tërë vendin, me shpresën se në këtë mënyrë do të parandalojë përhapjen e mëtejme të virusit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kishte urdhëruar që shumica e bizneseve të mbyllen, dhe kishte konfirmuar se personat nën moshën 20-vjeç dhe ata mbi 65 të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Gjatë vikendeve, vetëm personeli mjekësor dhe forcat e sigurisë janë lejuar të qarkullojnë nëpër 31 provincat. E ky izolim ka pasur efekte pozitive në veçanti në ruajtjen e ambientit, pastrimin e ajrit dhe ujit.

Këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë e shkrepura nga ajri që uji i Detit të Zi duket i kristaltë, pasi që për muaj të tërë nuk ka pasur transport ujor si dhe fabrikat që konsiderohen si ndotësit kryesor nuk kanë funksionuar.

Madje delfinë të shumtë janë parë duke kërcyer mbi sipërfaqe të ujit që është diçka e rrallë, ne veçanti në zonën përreth që është e banuar nga miliona banorë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit