18.1 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Si ndodhi tragjedia e Fierzës ku humbën jetën 9 persona, për të cilën nuk u fol kurrë!

Më të lexuarat

Kjo është një nga ato ngjarje për të cilën shtypi, media dhe shteti nuk folën kurrë.

Bëhet fjalë për tragjedinë që ndodhi në guroren që furnizonte me material ndërtimin e digës, ku humbën jetën 9 persona.

Një nga njerëzit që punuan në hidrocentralin e Fierzës, Nestur Gjipali ishte i ftuar disa kohë më pare në emisionin “Histori me Zhurmues” të drejtuesit dhe autorit Pandi Laço ku tregoi detaje rreth ngjarjes.

“Unë kam filluar punë në hidrocentralin e Fierzës në Nëntor të ’73.

Atëherë sapo kishte mbaruar hidrocentrali i Vaut të Dejës dhe po bëhej transporti për në hidrocentralin e Fierzës.

Më caktuan në kantierin e prodhimit 1, në prodhimin e betonit. Unë kisha dëshirë të punoja për riparimin e automjeteve.

Kushtet e punës kanë qenë shumë të dobëta.

Më vonë i kërkova drejtorit të punoja për riparimin e automjeteve.

Në vitin 1977 në kantierin e gurores njerëzit punonin me dy turne. Gurorja ishte furnizuesja kryesore e digës.

Bëheshin plasje masive saqë rrafshoheshin kodra, madje një herë aq e madhe u bë plasja sa i ndryshoi rrjedhën Lumit Valbonë.

Në ditët e fundit pak para se të ndërroheshin turnet ndodhi tragjedia.

Ishte kohë e vrenjtur dhe plasi një vetëtimë dhe bëri një shkrepje të pavullnetshme të dinamitit.

6 persona të cilët ishin brenda humbën jetën në vend, tre shokët e tyre të alarmuar u futën për t’i shpëtuar dhe ata humbën jetën.

U bë alarm i madh, ushtria rrethoi vendin që askush të mos futej.

Provuan të futen me kundragaz, por presioni ishte aq i madh sa bllokonte edhe kundragazin.

Drejtoria e gurores dhe drejtoria e përgjithshme u alarmuan dhe nuk dinin kush kishte mbetur brenda.

Shkuan në kinema dhe nisën të bënin një lloj apeli për të kuptuar kush mungonte dhe 4 nga personat që humbën jetën ishin nga Dibra dhe 2 nga Librazhdi.

Që nga ajo kohë nuk foli më njeri për ta. Shtypi në atë kohë nuk i përmendte ngjarjet e trishtueshme”, tregoi .

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit