Si ndikon uria në organizëm?

0
28

Kur nuk konsumojmë ushqim për një kohë të gjatë, organizmi sekreton adrenalinë, ndihet i sulmuar dhe fillon që të përdorë rezervat e krizës.

Por, për më pak se një ditë, rezervat e sheqerit në mëlçi harxhohen, kështu që organizmi fillon me konsumimin e proteinave nga muskujt.

Kjo mund të shkaktojë kokëdhembje apo marramendje, e disa mund të ndihen edhe të lodhur dhe të ndiejnë të ftohtë.

Por, gjatë urisë, truri përjeton edhe një ndryshim të këndshëm.

Transmetuesi (substancë kimike) serotoninë vepron më gjatë në tru, prandaj shumica e njerëzve që agjërojnë disa ditë, fillojnë që të ndihen për mrekulli.

Ka të dhëna që uria mund ta normalizojë shtypjen e gjakut, apo edhe nivelin e sheqerit në gjak.

Krahas kësaj, nuk ka dyshim se ajo largon kilet e tepërta me efikasitet. Por, shumica e këtyre kileve kthehen sapo të kalojmë në regjimin e rëndomtë të të ushqyerit.

Para se ta filloni ndonjë dietë rigoroze, e cila kërkon që të duroni urie, është mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj./tg