Si ndikoi Islami në shqiptarizimin e serbëve në Kosovë

0
301

Rrëfimi për serbët e islamizuar dhe shqiptarizimi i tyre është një subjekt jo fort i njohur për publikun e gjerë. Ndonëse e diskredituar nga historia.

Ndonëse e diskredituar nga historianët e huaj, teoria e ashtuquajtur ‘arnautash’ i mëshonte faktit se shqiptarët e sotëm në Kosovë, në të vërtetë, ishin serbë të islamizuar, e që më vonë mësuan edhe shqipen.

Por, megjithatë ka pasur raste të tilla.

Sipas profesorit të antropologjisë sociale në Universitetin e Regensburgut, Ger Duijzings, myslimanët shqipfolës të Rahovecit në vitin 1921 deklaroheshin në kategorinë ‘serbë ose kroatë’.

Edhe konsulli serb në Prishtinë, Branisllav Nushiç në shënimet e tij nënvizonte se shumë ‘poturice’ (term serb për të shënuar sllavët që u konvertuan në myslimanë) në Rahovec filluan të flisnin shqip, për shkak se u martuan me gra shqiptare.

Ndërkaq, historiani britanik Noel Malcolm vëren që raste të tilla kur serbët e islamizuar filluan të flisnin shqip kishte edhe në Lumë dhe Opojë./konica.al

Burimet:

Noel Malcolm, Kosovo: A Short History, Macmillan, 1998, f.197
Gerlachlus Duijzings, Religion and the Politics of Identity in Kosovo, Hurst & Company, 2000, f. 73 /GazetaImpakt