10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si mund të jetohet i lumtur në këtë jetë?

Më të lexuarat

E pyetën një të mençur një ditë:”Si mund të jetohet i lumtur në këtë jetë?”
Ai u përgjigj:”Do ua tregoj konkretisht këtë.” Mandej, i ftoi të gjithë në një gosti në shtëpinë e tij. Pasi u ulën të gjithë, ai u solli një tenxhere plot me supë, të cilën e vendosi në mes të sofrës. Mandej, u solli lugët, të cilat nuk ishin të zakonshme, pasi ishin shumë të gjata, gati një metër secila. Ai u bëri me shenjë që të fillojnë dhe të gjithë morën lugët dhe ia nisën, por… asnjëri nuk mundej ta çojë lugën tek goja. Supa u derdhej mbi sofër dhe mbi rroba. Pas përpjekjesh të mëdha për të ngrënë, miqtë u ngritën të uritur nga sofra.

Burri i mençur u tha:”Uluni sërish dhe me lugën tuaj, mundohuni të ushqeni personin që keni përballë!” dhe ai vetë ofroi shembullin e vet, duke i dhënë me lugën e tij, personit që kishte zënë vend në krahun tjetër. Me të ngrënë ai, e mbushi lugën e vet dhe ia zgjati njeriut të mençur. Kështu bënë të gjithë derisa u ngopën.

Në fund, burri i mençur ngrit në këmbë dhe u tha:”Në sofrën e jetës, kushdo që orvatet të ngopë vetëm veten e tij, do të mbetet gjithmonë i uritur. Sakaq, ai që mundohet me sa mundet që të ngopë vëllain njeri, do të ngopë vëllain e tij dhe veten. Ai që jep është gjithmonë fituesi. Lumturia e secilit në këtë jetë, nuk arrihet veçse duke lumturuar të tjerët!”

E.Fida

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit