6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Si mund të japë lëmoshë gruaja, edhe nëse ajo nuk punon?

Më të lexuarat

Kur dëgjojmë mirësinë që ka lëmosha “sadakaja”, ndiejmë dhimbje, shpresojmë dhe themi me vete: “E si mund të japë lëmoshë, ndërkohë që unë jam e/i falimentuar???

Mbi të gjitha këto, gratë janë urdhëruar të japim lëmoshë. Profeti (a.s.) ka thënë:” O ju gra, jepni lëmoshë, shpeshtoni “istigfarin” kërkimin e faljes, sepse në të vërtetë, unë pashë se shumica e juaj është prej banorëve të zjarrit “.

Kjo thënie të duket sikur të shton dëshpërimin dhe frikën në shpirtrat tanë!!

Cila është zgjidhja?

Zgjidhja është e thjeshtë. Mirësia e Allahut është e gjerë; bujaria e Tij nuk ka fund…

Ai nuk e ka kufizuar lëmoshën (sadakanë) vetëm në para!!! Por, Ai i llogarit të gjitha dyert e mirësisë lëmoshë.

Në lidhje me këtë po të japim disa shembuj, të cilët tregojnë se lëmosha është e shumëllojshme:

Falënderimi, lartësimi dhe njësimi i Allahut janë të gjitha lëmoshë;
Të urdhërosh për të mirë dhe të ndalosh nga e keqja;
Të postosh fjalë të mira, nëpërmjet postës tënde elektronike, sepse fjala e mirë është sadaka;
T’i buzëqeshësh muslimanëve, burrit dhe fëmijëve të tu;
Dy rekate namaz paradite (namazi i duhasë) janë të barasvlefshme sikur të kesh dhënë 360 lëmosha;
Të parandalosh të keqen;
Të japësh lëmoshë me prestigjin tënd, prej atij që të ka sharë apo të ka përgojuar, Allahu ta pranon atë.
Të largosh nga rruga diçka që u bën dëm njerëzve;
T’i përshëndesësh të tjerat me selam;
T’i japësh ushqim asaj që të shërben në shtëpi;
T’i japësh ushqim zogjve, kafshëve dhe njerëzve;
Të nderosh mikun;
Të ofrosh ndihmën shpirtërore dhe materiale;
Të kërkosh diturinë, t’ua mësosh dhe përhapësh atë të tjerëve me çfarëdo lloj rruge (dëgjimi ose leximi ose shkrimi);
T’i japësh një të eturi një gotë ujë;
Një rregull i rëndësishëm: Sinqeriteti dhe llogaritja e shpërblimit.

Të afërmit janë të parët që e meritojnë mirësinë tënde (dy prindërit dhe të afërmit e tu), pastaj ata që janë më afër dhe kështu me radhë.

Gjithmonë sille ndërmend se lëmosha i shuan gabimet!

Përhape këtë mesazh që të të llogaritet si lëmoshë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit