10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Si mund ta përmirësojmë përqëndrimin në namaz? – Imam Ahmed Kalaja

Më të lexuarat

Pyetje: Si mund ta përmirësojmë përqëndrimin në namaz?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ajo që ne duhet të dimë është se përqëndrimi në namaz është shpirti i namazit.
Cdo gjë ka shpirt, gjë që është burimi i jetës, dhe shpirti i namazit është përqëndrimi në të, sa më shumë të jesh i përqëndruar në namaz aq më shumë tregon se ka jetë namazi, aq më shumë domethënë se namazi ndikon tek ti që ti të ndryshosh dhe të bëhesh njëri i mirë, dhe aq më shumë kjo tregon se ti je i lidhur me Zotin tënd me Krijuesin tënd.

Si mund të përqëndrohemi në namaz?

Arsyet e përqëndrimit në namaz klasifikohen në dy grupe, grupi i parë arsyet përpara se të fillojë namazi, dhe grupi i dytë arsyet pasi ka filluar namazi. Arsyet përpara se të ketë filluar namazi është që të përgatitesh  për namazin para se të fillojë namazi, të marësh abdesin mirë, pra të bësh larjen e gjymtyrëve mirë ashtu sic duhet, të vish për namaz me qetësi, të bësh duanë e hyrjes në xhami,  të falësh sunetet para farzit, përpara se me dhënë tekbirin fillestar të mendosh se Zoti po qëndron përpara teje, dhe në momentin që jep tekbirin fillestar duke thënë Allahu ekber futemi te kategoria grupi i dytë që janë gjërat që ndikojnë për përqëndrimin në namaz që janë pjesë e namazit.
Vazhdimisht në namaz njeriu duhet të ndiejë se Zoti është ktyer nga ty, të ndjesh se kur flet në namaz Zoti po të përgjigjet, ta ndjesh Zotin tënd në cdo moment, mundohu të përqëndrohesh,  të frikësohesh nga gjynahet e tua dhe të shpresosh në mëshirën e Zotit, dhe mos e humb mëndjen vetëdijen dhe koshiencën për këtë realitet, mundohu të zbatosh sunetin e Pejgamberit alejhi selam, mundohu ti bësh dhikret në namaz rregullisht, ashtu sic janë transmetuar dhe të gjitha këto ndikojnë që njeriu të përqëndrohet në namaz.

Ahmed Kalaja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit