6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Si Melania Trump ofendoi gjithë Afrikën me një kapele të vetme

Më të lexuarat

Zonja e Parë e Sh.B.A.-ve, Melania Trump është momentalisht në udhëtimin e saj të parë vetëm. Ajo do të vizitojë shtete të ndryshme në Afrikë përgjatë një jave dhe që tani janë ngritur disa shqetësime.

Sërish, në qendër të vëmendjes është garderoba e Melania-s, sidomos një kapelë e bardhë. Mëngjesin e djeshëm, në Kenia, Melania vizitoi Sheldrick Wildlife Elephant Project, veshur me një këmishë të bardhë, pantallona khaki dhe çizme të larta. Pasdite, për një tur në National Park në Nairobi, i shtoi një aksesor tjetër veshjes: një helmetë.

Menjëherë, me qindra njerëz nga gjithë bota vunë re dhe filluan të flisnin për imazhet shqetësuese. Helmeta specifike që zgjodhi Melania është e lidhur ngushtësisht me pushtimin kolonial, sidomos në Afrikë dhe pjesërisht në Azi dhe Lindjen e Mesme. Helmetat si kjo konsiderohen ende si simbol i shtypjes së këtyre kombeve nga kolonialistët e bardhë.

Gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, garderoba e Melania Trump është bërë shpeshherë qendra e vëmendjes dhe jo për mirë. Publiku përpiqet t’i gjejë domethënien, ndërsa ajo vetë nuk ofron asnjë të dhënë. Sidoqoftë, vazhdojnë ta vëzhgojnë me kujdes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit