Si mashtruan për rastin e varrimit në Vushtrri, njeriu viktimë e medias!

0
513

RTK-ja si medium që mbahet nga taksat e popullit të Kosovës me vite është bërë pjesë e propagandës së PDK-së! Aty sulmojnë, linçojnë, propagandojnë, çdo kënd që nuk i shkon përshtati PDK-së, kështu dikur ishin fjalët e aktivistëve të Vetëvendosjes, ku patën shënuar në logon e RTK-së, PDK.
Ky medium që ka humbur kredibilitetin e saj, pa një profesionalizëm të vërtetë, me punësime partiake, është bërë një medium që zhvat Kosovën me miliona euro, për vite me radhë. Mirëpo harron zhvatjen që bënë vet ajo, harron zhvatjen që ka bërë politika për vite me radhë, e sulmon Bashkësinë Islame në Vushtrri, duke e nxjerr se kinse se ja për 417 euro nuk e varrosin njeriun!
Varfëria ekstreme me të cilën jeton populli i Kosovës për vite, këtë nuk e bëjnë të madhe aspak, mirëpo kur ndodh një keqkuptim mes punonjësve të BIK-ut dhe një besimtari mysliman, ata vrapojnë për ta bërë lajm. Lajmi duhet të ishte, se si politika dhe politikanët e kanë lënë këtë popull me borxhe e me halle, duke e lënë në mëshirë të fatit për 75 euro në muaj!
Njerëzit gjithmonë anojnë kah viktima, por realisht viktimë e vërtetë është Bashkësia Islame e Kosovës në këtë mes! 417 euro nuk janë as brekët e një politikani shqiptar, besa 417 euro parfumi i bënë Drejtorit të RTK-së! Ndërsa Bashkësinë Islame e Bashkësitë e tjera fetare i kanë lënë të varura nga ndihma e popullit dhe anëtarësia vjetore!
Harrohet kontributi i myslimanëve dhe hoxhallarëve për vite me radhë, ndërsa një rast diku e bëjnë çështje që është keqkuptim më shumë se sa diçka e qëllimshme. Ajo që është interesante se sektori i bamirësisë me vite e ka ndihmuar personin, ndërsa ai personi në fjalë harron mirësinë ose më e keqja është i keqpërdorur nga gazetari dhe media, për të treguar hapur se ne të RTK-së jemi ANTI ISLAMISTA!
Ata e nxjerrin keq Bashkësinë Islame, ama harrojnë që për vite njeriun e kanë lënë në terr për 50 euro borxh, harrojnë që as 10 cent nuk ta lënë pa ta shënu nëse nuk e paguan tatimin, e shumë e shumë padrejtësi! Mos të harrojmë 60% e popullit të Kosovës është pa punë, një pjesë jeton në varfëri ekstreme, e që besa prapë një hoxhë tjetër si Halil Kastrati kujdeset për to, duke u ndërtuar shtëpi, e duke u dhënë ushqim. Bashkësia Islame e Kosovës, gjithnjë ka qenë në krah të popullit, ndërsa mercenarët e tradhtarët gjithnjë janë në krahun e të keqes dhe futjen e urrejtës në popull!

Nexhmedin Kalisi