11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Si lexohen etiketat e veshjeve?

Më të lexuarat

Si lexohen etiketat e veshjeve?
Të gjithë i kemi parë, por pak herë ua kemi kushtuar vëmendjen se çfarë duan të thonë në të vërtetë.
Instruksione

240-300x117Të gjithë i kemi parë, por pak herë ua kemi kushtuar vëmendjen se çfarë duan të thonë në të vërtetë. Fjala është për simbolet e shkruara në etiketat e veshjeve tona, mosrespektimi i të cilave, shpesh na i ka dëmtuar ato.

Dora në enë me ujë

Do të thotë, që larja dhe shpëlarja e kësaj veshje mund të bëhet edhe me dorë dhe se duhet të bëhet me kujdes. Kini kujdes të mos e shtrydhni fort.

Temperatura në enë

Kur tregohet temperatura në gradë, me numra brenda një ene, tregon se ajo është maksimalja e larjes dhe se nuk duhet tejkaluar, pasi do të dëmtoni veshjet tuaja.

 
Trekëndëshi

Tregon se veshjet mund të zbardhen.

 
Rrethi me pikë

Një rreth me pikë brenda na tregon se mund të përdorim tharësen për këtë veshje. Temperatura e tharjes tregohet nga pika: 1 për temperatura të ulëta, 2 për temperatura të larta. Kurse ikona, e bllokon përdorimin e tharëses.

 

Kutia me tre viza

Nëse ju gjeni në etiketën e një veshje, një kuti me tre viza brenda tij, ai tregon se ajo nuk mund të centrifugohet. Dhe se duhet nderë, mbi një veshje tjetër në mënyrë që të përthahet, pa u varur sepse ju prishet.
 

Hekuri me pika

Simboli qe na jep dritën e gjelbër për të hekurosur një veshje. Pikat brenda tij flasin për nivelet e hekurosjes. Konkretisht, me tre pika kemi të bëjmë me veshje me pëlhura të tilla si pambuk rezistent, të cilat mund të zmadhohen në temperatura deri në 200 ° C. Kurse me dy pika, duhen temperatura të ulëta deri në 150 t° C dhe vetëm me një pikë, duhet të keni kujdes, se veshja është delikate.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit