11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Si kanë ndryshuar luftërat që nga viti 1989, kur ndodhi rënia e Murit të Berlinit

Më të lexuarat

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, bota shpresonte për një epokë paqeje. Mirëpo, gjërat dolën ndryshe. Tani, 30 vjet pas rënies historike të Murit të Berlinit, që zhvendosi ekuilibrat e fuqive, luftërat janë më komplekse se kurrë më parë.

Shekulli XX, u mbizotërua nga luftërat. Rreth 80 milionë njerëz, vdiqën në dy luftëra botërore. Pastaj ishte Lufta e Ftohtë: një garë armësh midis SHBA-së dhe Rusisë. Në Evropë dhe pjesë të mëdha të botës, dy palë armiqësore u përballën me njëra-tjetrën. Fuqitë globale financuan luftëra të përgjakshme në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Amerikën e Jugut.

Revolucionet paqësore, më në fund e rrëzuan Perden e Hekurt në vitin 1989. Lufta e Ftohtë, u shpall e mbyllur. “Ne shpresuam që pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, të ketë një epokë paqeje”, ka thënë Sarah Brockmeier, paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Institutin Global të Politikave Publike, një institucion me qendër në Berlin, shkruan Deutsche Welle.

A ka më pak luftëra sot, se sa më parë?

Sidoqoftë, kjo shpresë shpejt u vërtetua e pabazuar. Ende ka shumë konflikte, në të gjithë botën. Që nga mesi i viteve 2000, numri i tyre është rritur përsëri.

Sipas Brockmeier: “Ne kemi parë më shumë konflikte, më shumë dhunë dhe – veçanërisht që nga fillimi i luftës siriane – më shumë vdekje në konflikte”.

Numri i konflikteve është rritur sërish që nga vitet 2000


Luftërat me rreth 100 vdekje ne vit, si dhe konfliktet e vogla gjatë kohës.

Kjo është kryesisht për shkak të konflikteve brendashtetërore të viteve 1990, transmeton Telegrafi, të cilat askush nuk i paramendonte pas rënies së Murit të Berlinit, ka thënë Brockmeier.

Midis tyre janë luftërat në Jugosllavi, si dhe konfliktet në Sierra Leone dhe Republikën Demokratike të Kongos.

Lufta në Mali që filloi në vitin 2012 dhe lufta e vazhdueshme në Siri, e cila filloi në vitin 2011, duket se do të vazhdojë në këtë formë.

Vetëm në dhjetë vitet e fundit, studiuesit nga Departamenti i Paqes dhe Kërkimit të Konflikteve në Universitetin Uppsala, kanë numëruar 23 luftëra dhe 162 konflikte të vogla me më pak se 100 vdekje në vit.

Sipas Brockmeier, ne jemi bërë më të mirë në njohjen e shenjave paralajmëruese të konflikteve.

Megjithatë, ne shpesh nuk jemi në gjendje t’i parandalojmë.

“Ne nuk kemi mësuar mësimet e mobilizimit të vullnetit politik, për të ndërhyrë më herët, para se të shpërthejë dhuna e armatosur”.

Konfliktet po bëhen më komplekse dhe internacionale

Me globalizimin në rritje, luftërat janë bërë më komplekse që nga rënia e Murit të Berlinit. Përveç modelit të konflikteve dypalëshe, me dy palë kundërshtare, shpesh ka palë të tjera, që gjithashtu përfshihen, duke dërguar trupa ose furnizojnë me armë, ekspertiza ose trajnime.

Deri në fillim të viteve 2000, mesatarisht dy ose tri palë të jashtme, merrnin pjesë në konfliktet që zhvilloheshin.

Në vitet në vijim, kjo mesatare u rrit në mes katër dhe pesë. Arsyeja kryesore për këto, janë konfliktet komplekse në Lindjen e Mesme: Në vitin 2009, 46 “lojtarë të jashtëm” u përfshinë në luftën kundër talebanëve në Afganistan.

Këto përfshijnë vendet në aleanca ndërkombëtare siç është NATO, që në rastin e Afganistanit, drejtoi Forcën Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë.

Lufta që po vazhdon të zhvillohet në Siri, është po aq komplekse: Bloomberg, numëroi në fillim të tetorit të këtij viti, deri në dhjetë pjesëmarrës të ndryshëm, në rrjetin e interesave që ndryshojnë vazhdimisht.

Shteti kundër një grupi, përjashta kufijve të brendshme. Shteti kundër grupeve rebele të ndërkombëtarizuara

Shpenzimet ushtarake janë më të ulëtat ndonjëherë

Shërbimet ushtarake në nivel global po zvogëlohen. Në vitin 2017, shtetet në mbarë botën investuan së bashku rreth 1.8 trilion euro në ushtritë e tyre. Kjo shkon deri në rreth 2 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto në botë, duke shënuar një tjetër rekord të ulët. Madje, shpenzimet relative ushtarake globale, kanë rënë në mënyrë të vazhdueshme gjatë dekadave të fundit.


Mënyra e shpenzimeve ushtarake, në krahasim me GDP-në në botë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit