11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Si i mbrojti Sulltani gjermanët nga francezët vetëm me uniforma

Më të lexuarat

Uniforma Osmane dhe Francezet

“Francezët janë racë frikacake dhe nuk ka nevojë për ushtri. Uniformat që kam dërguar do t’i veshin njerëzit tuaj dhe në kohë të përshtatshme do të vizitojnë bregun e lumit në mënyrë që francezët mund t’i shohin. “

Në shekullin e 18-të, në qytetin Mulhajm të Gjermanisë, në njërën anë të lumit Ren jetonin gjermanët, e në anën tjetër francezët. Francezët çdo vit kalonin në anën e kundërt të lumit, duke marrë të gjitha të korrurat dhe agrumet që i takonin gjermanëve.
Atëherë gjermanët ende të dobët dhe të përçarë nuk ishin në gjendje për të kontrolluar situatën e cila përsëritej nga viti në vit. Zgjidhjen e këtij problemi e kanë pa vetëm në kërkimin e ndihmës nga sulltani Osman të cilit në një letër i kanë shpjeguar se për çfarë ndihme kanë nevojë ata.
Ndër të tjera, në letër thuhet:
“Francezët çdo vjet na shqetësojnë, duke na i marr të korrurat dhe agrumet. Ju jeni halif i Islamit të Lartësuar dhe me meritë e mbani atributin Sulltan i perandorisë i cili botës i jep vetëm drejtësi. Kërkojmë ndihmën tuaj. Ju Lutemi dërgoni ushtrinë e cila do të sigurojë që të korrurat dhe agrumet t’i mbajmë për veten tonë. “
Sulltani nuk mundi të dërgojë ushtrinë, por ka konsideruar se është e mjaftueshme që të dërgojë vetëm uniforma të jeniçerëve. Me uniforma, i dërgoi një letër në të cilën ai shpjegon:
“Francezët janë racë frikacake dhe nuk ka nevojë për ushtri. Uniformat që kam dërguar do t’i veshin njerëzit tuaj dhe në kohë të përshtatshme do të vizitojnë bregun e lumit në mënyrë që francezët mund t’i shohin. “
Duke parë “jeniçerët” francezët, të frikësuar, i lënë fshatrat e tyre duke ikur sa më larg nga atje.
Falë këtij plani të jashtëzakonshëm të Sulltanit, zulumi dhe dhuna që francezët e bënin u nëdrpre. Rrobat e jeniçerëve që i mbanin, sot gjenden në muzeun e Karlsruhe në Mulhajm.
Çdo vit në të njëjtën kohë në qytet organizohet karnevali si evokues në këtë ngjarje nga e kaluara, si pllakë e dekoruar me gurë të çmuar simbol të pashlyeshëm të planit të jashtëzakonshëm që e ka shpëtuar një popull.

Zeriislam.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit