10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si e vranë ‘Tigrat’ e Arkanit, familjen tetovare në Bosnjë

Më të lexuarat

Një foto ku shihet një shqiptar duke u torturuar përpara vrasjes nga Tigrat e Arkanit, ka shokuar këto ditë opinionin publik. Lyrja me benzinë e më pas vrasja e Hajrush Ziberit tronditi të gjithë. Megjithatë, po aq tronditëse është edhe historia e dy vëllezërve Pajaziti, në dyqanin e të cilëve punonte Hajrush Ziberi. Gazeta Express sjell historinë tragjike të këtyre vëllezërve.Ka qenë data 31 mars e vitit 1992 kur për familjen Pajaziti nga fshati Strimnicë e Tetovës ishte një ditë fatkeqe, pas lajmit të marrë se disa pjesëtarë të kësaj familje janë vrarë dhe masakruar në qytetin e Bijelinës të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Ndonëse lufta kishte filluar dhe shfarosja masive e muslimanëve kishte marrë hov, disa pjesëtarë të familjes Pajaziti që punonin atje nuk mendonin në më të keqen pasi që kishin menduar se mund t’i shpëtonin kësaj tragjedie.
Fotografi i njohur Ron Haviv ka arkivuar të gjitha imazhet gjatë vrasjes së civilëve muslimanë nga ana e forcave paramilitare të Tigrave të Arkanit në Bijelinë, mes të vrarëve janë edhe pjesëtarë të familjes Pajaziti, Abdurahmani e Bejtullahu si dhe bashkëshortja e vëllait të madh Hamijetja, nipi (djali i motrës së tyre) si dhe një punëtorë i biznesit të tyre.Kush ishin vëllezërit Pajaziti, të vrarë në BijelinëAbdurahman dhe Bejtullah Pajaziti, ishin dy vëllezër që kishte vite që ushtronin biznesin e tyre (bukëpjekës, burektore & ëmbëltore) në qytetin e Bijelinës të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Abdurahmani me vete ka pasur edhe bashkëshorten e tij, Hamijeten, ndërkohë me vete e kanë pasur edhe nipin e njërës prej motrave të tij, kurse Hajrush Ziberi nga fshati Llaskarcë e Shkupit ka qenë punëtori në biznesin e dy vëllezërve.
Biznesi i tyre ishte shumë i suksesshëm me çka të dy vëllezërit mbanin familjen e tyre në Tetovë nga puna që bënin atje. Biznesi i tyre ishte i vendosur në qendër të qytetit, ndërkohë që zilia e banorëve të atij vendi ka qenë aq e madhe sepse Bijelina në atë kohë ka qenë gjysë për gjysë me popullatë boshnjake dhe serbe, ndërkohë që për një shqiptarë të suksesshëm sigurisht që do të kishte xhelozi.Si ka ndodhur momenti i vrasjesGjithmonë duke u bazuar në dëshmitë e banorëve që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes gjatë vrasjes, të cilët më pas kanë rrëfyer këtë ngjarje tek familjarët e të lartë përmendurve, vrasja është kryer jashtë shtëpisë së familjes Pajaziti në Bijelinë.
Fillimisht (jashtë shtëpie) është vrarë e zonja e shtëpisë me origjinë boshnjake, e më pas është vrarë vëllai i madh Abdurahman Pajaziti ndërsa menjëherë pas tij edhe bashkëshortja Hamijetja, ndërsa vëllai tjetër Bejtullahu është vrarë brenda shtëpisë në Bijelinë. Trupat e të vrarëve pas një kohe me intervenim të vëllait të tretë dhe janë rivarrosur në fshatin e lindjes, në Strimnicë të Tetovës.Si u prit lajmi i MasakrësEdhe pse kanë kaluar shumë vite që nga ajo tragjedi, ditën e ngjarjes Tetova me rrethinë madje e gjithë pjesa shqiptare në Maqedoni ishte përshkuar nga një mankth i madh pasi që në Bosnjë kishte ndodhur një masakër e madhe e mes të vrarëve kishte edhe shqiptarë nga Maqedonia.
Më rëndë e kishte përjetuar nëna Nakija e cila edhe pse në moshë të shtyrë, futi në dhe dy djem, nusen dhe nipin, duke marrë përsipër të ruajë shumë jetim.
Edhe pse u mundua të mbajë veten të fortë, pas disa muajve edhe ajo ndërroi jetë nga dhimbja e madhe e vdekjes së djemve të saj.
Djali i madh Abdurahmani dhe bashkëshortja e tij Hamijetja kanë lënë pas vetes tre vajza e një djalë (të gjithë tashmë të martuar dhe me fëmijë, djali tjetër Bejtullahu ka lënë pas bashkëshorten dhe dy djem (tashmë të martuar dhe me fëmijë, ndërsa djali i vogël, djalit të tij i ka lënë emrin e babait, Bejtullah.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit