5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Si e takonte Xhibrili Profetin alejhi selam në Ramazan

Më të lexuarat

“Xhibrili alejhi selam e takonte Profetin alejhi selem për çdo natë në Ramazan duke ja mësuar Kuranin….”
(Buhariu dhe Muslimi)

Është e pëlqyeshme në Ramazan që të mësohet Kurani, të lexohet dhe t’i paraqitet (leximi dhe memorizimi) atij që është më i dituri në Kur’an . Ibn Rexheb ka thënë: “Është e pëlqyeshme që të lexohet sa më shumë Kurani natën. Allahu i Lartesuar thote: “E s’ka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.” (Muzemil /6) Profeti -alejhi salatu ue sel-lem- ka thënë: “Kanë zbritur “Fletushkat e Ibrahimit” alejhi selam në natën e parë të muajit Ramazan, ka zbritur “Teurati” mbasi kanë kaluar gjashtë ditë nga muaji Ramazan, ka zbritur “Inxhili” mbasi kanë kaluar trembëdhjetë ditë të muajit Ramazan, ka zbritur “Zeburi” mbasi kanë kaluar tetëmbëdhjetë ditë të muajit të Ramazanit, e ka zbritur Kur’ani mbasi kanë kaluar njëzet e katër ditë të muajit të Ramazanit.
(Ahmed, Bejhaki dhe Taberani. Shejh Albani thotë hadithi është i mirë).

Imam Zuhriu kur hynte muaji i Ramazanit thoshte: ” Ai është muaji i leximit të Kur’anit dhe i dhënies së ushqimit” Disa prej të parëve tanë të mirë e bënin hatme Kur’anin çdo tre netë, disa prej tyre çdo jave, e disa prej tyre çdo dhjetë ditë. Imam Shafiu bënte gjashtëdhjetë hatme në Ramazan veç namazit. Esuedi e përfundonte (hatme) Kur’anin për çdo dy netë të Ramazanit. Ndërsa Katade e bënte hatme Kur’anin çdo jave përherë dhe në muajin Ramazan për çdo tre ditë, kurse në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit për çdo natë. Imam Maliku nëse hynte muaji i Ramazanit e linte leximin e hadithit dhe tubimet e dijes dhe i kushtonte rëndesi leximit të Kur’anit. Sufjan eth-Theuri kur hynte muaji i Ramazanit i kushtonte më shumë rëndësi leximit të tij (Kur’anit) sesa adhurimeve të tjera. Kjo gjë mund të ndodhë vetëm tek ata persona që kanë vullnet të fortë për t’u afruar tek Allahu i Lartësuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit