5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Si e shikon Turqia krizën që jetohet me ShBA-në?

Më të lexuarat

Artikulli i plotë i Presidentit Recep Tayyip Erdogan i publikuar në gazetën amerikane “The New York Times”.

 

Ankara, Turqi – Turqia dhe ShBA-ja janë partnerë strategjik dhe aleatë të NATO-s për 60 vjet e fundit. Vendi ynë ka qëndruar pranë ShBA-së në vështirësitë e përbashkëta gjatë dhe pas periudhës së Luftës së Ftohtë.

Turqia gjatë viteve që lamë pas i doli në ndihmë ShBA-së sa herë që u shfaq nevoja për këtë. Ushtarët tanë kanë derdhur gjak së bashku gjatë Luftës së Koresë. Në vitin 1962 administrata e Kennedyt tërhoqi raketat “Jupiter” nga Turqia dhe Italia, me qëllim që Bashkimi Sovjetik ti tërheq raketat e saj nga Kuba. Kur administrata e Uashingtonit i besonte miqve dhe aleatëve dhe dëshironte ti kundërpërgjigjet sulmit terrorist të 11 shtator, ne dërguam trupat tona në Afganistan për të ndihmuar që misioni i NATO-s në këtë vend të ketë sukses.

Mirëpo, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shume herë dhe vazhdimisht dështoi në kuptimin dhe respektimin e shqetësimeve të popullit turk dhe gjatë viteve të fundit edhe partneriteti ynë u sfidua me mosmarrëveshje. Fatkeqësisht përpjekjet tona që këtë tendencë të rrezikshme ta kthejmë në drejtim të kundërt mbetën pa rezultate. Në qoftë se ShBA-ja nuk respekton sovranitetin e Turqisë dhe nuk dëshmon se kupton rreziqet me të cilat ballafaqohet populli ynë partneriteti ynë do të rrezikohet.

Më 15 korrik 2016 Turqia u sulmua nga anëtarët e një grupi të errët të udhëhequr nga Fetullah Gulen nga një vendbanim në zonën rurale të Pensilvanisë, i cili nga ana e qeverisë turke zyrtarisht njihet si organizatë terroriste gyleniste (FETO). Antarët e FETO-s ndërmorën një tentativë të përgjakshme për grusht shteti. Atë natë me miliona qytetarë dolën nëpër rrugë me ndjenja të besnikërisë ndaj atdheut, ashtu si populli i Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmeve në Pearl Harbour dhe të 11 shtatorit. 251 civilë të pafajshëm, në mesin e të cilëve edhe shoku im i dashur Erol Olçok dhe i biri i tij Abdullah Tayyip Olçok, të cilët udhëhiqnin fushatat e mia zgjedhore, paguan çmimin më të shtrenjtë për lirinë e vendit. Mirëpo sikur skuadra e vdekjes, e cila atë natë ishte vënë pas meje dhe familjes time, të kishte sukses, edhe unë do të isha në mesin e këtyre personave.

Populli turke priste që ShBA-ja të dënojë me një gjuhë të prerë këtë sulm dhe të solidarizohet me liderët e zgjedhur turq, por ShBA-ja nuk e bërë këtë. Reagimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë ndaj këtij sulmi ishte mjaftë larg nga e kënaqshmja. Në vend se të jetë pranë demokracisë turke, zyrtarët e ShBA-së në mënyrë të kujdesshme bënë thirrje për “stabilitet, paqe dhe vazhdimësi në Turqi”. Ndërkaq në bazë të marrëveshjes dypalëshe, ShBA-ja deri më sot nuk shënoi asnjë progres për kërkesën e Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gulenit.

Ndërkaq një burim tjetër i zhgënjimit që u jetua në marrëdhëniet dypalëshe ka të bëjë me partneritetin e ShBA-së me organizatën separatiste terroriste PYD/YPG që është fraksion i PKK-së në Siri. PKK-ja është një organizatë e armatosur terroriste, e cila prej vitit 1984 e këtej është përgjegjëse për vdekjen e mijëra qytetarëve turq dhe një organizatë e përfshirë në listën e grupeve terroriste nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas supozimeve të autoriteteve turke, Uashingtoni gjatë viteve të fundit ka përdorur 5 mijë maune dhe 2 mijë avionë transportues për të dërguar armë organizatës terroriste PYD/YPG.

Qeveria ime shumë herë u përcolli zyrtarëve amerikan shqetësimet në lidhje me vendimin për furnizimin e aleatëve të tyre, fraksionit të PKK-së në Siri, me armë dhe pajisje ushtarake dhe trajnimin e tyre. Por, fatkeqësisht ata mbetën të shurdhër ndaj shqetësimeve tona dhe armët amerikane u përdorën kundër civilëve dhe forcave të sigurisë në Siri, Irak dhe Turqi.

Ndërkaq gjatë javëve të fundit ShBA-ja bëri hapa të shumta në drejtim të përshkallëzimit të tensionimit me Turqinë, me arsyetim të arrestimit nga policia turke të shtetasit amerikan, Andrew Brunson të akuzuar për ndihmë të organizatave terroriste. Presidenti Trump në vend se të respektojë procesin gjyqësor, për të cilin e paralajmërova disa herë gjatë takimeve dhe fjalimeve, bëri kërcënime të hapura ndaj një vendi mik e aleat të ShBA-së dhe vendosi sanksione ndaj disa anëtarëve të kabinetit tim. Ky vendim është i papranueshë, pa logjikë dhe dëmton miqësinë tonë, e cila vazhdon për shumë vite.

Ndërsa Turqia ndaj këtyre kërcënimeve u kundërpërgjigj me masa të njëjta ndaj disa zyrtarëve amerikanë. Mirëpo ne do ti qëndrojmë besnik parimit të njëjtë. Përpjekja për të detyruar qeverinë time të ndërhyjë në procesin gjyqësor është në kundërshtim me kushtetutën dhe vlerat e përbashkëta demokratike.

Në qoftë se ShBA-ja refuzon të dëgjojë, atëherë Turqia do të vazhdojë ti kryej vet punët e saj ashtu siç veprojë edhe shumë herë tjera. Në vitet e 70-ta qeveria turke krahas kundërshtimeve të Uashingtonit ndërhyri në Qipro për të parandaluar gjenocidin grek ndaj bashkëkombësve të saj në këtë ishull. Ndërkaq nëse shikojmë në një të kaluar të afërt Uashingtoni nuk mori seriozisht shqetësimet për kërcënimin ndaj sigurisë tonë kombëtare që vinte nga veriu i Sirisë, gjë që përfundoi me dy operacione ushtarake të cilat ndërprenë lidhjen e DAESH-it me kufijtë e NATO-s dhe spastrimin e qytetit Afrin nga organizata terroriste YPG. Ashtu si në këto dy shembuj ne edhe në të ardhme do ti hedhim hapat e nevojshme për mbrojtjen e interesave tona kombëtare.

Hapat e njëanshme kundër Turqisë, të hedhura nga një aleat i vjetër i saj në një kohë kur e keqja është në pritë në çdo vend të botës, do të dëmtojnë vetëm interesat dhe sigurinë e ShBA-së. Uashingtoni duhet të lë mënjanë mendimet e gabuara se marrëdhëniet tona mund të jenë asimetrike deri sa nuk është bërë vonë dhe të pranojë realitetin se Turqia ka alternativa tjera. Në qoftë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ndryshojnë trendin e njëanshëm dhe të mosrespektimit, atëherë Turqia do të fillojë të kërkojë miq dhe aleatë të rinj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit