15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Si e pranoi Katerina Islamin! (Foto)

Më të lexuarat

Ajo është lindur në një familje krishtere, vajza e dytë, është nga Prilepi, e rritur pa njërin prind, pa babain e saj. Koha Islame u sjell tregimin e saj sesi kaloi në fejën Islame.
Teksa Katerina rritej, ajo ka patur frikën e shoqërimit me shoqet e saja, frikën nga shoqëria e keqe që më vonë mund të ketë pasoja në jetën e saj dhe të familjes së saj. Shpesh ka menduar se çfarë do të thotë jeta, përse kemi lindur. Kështu, edhe interesimi për fenë i është shtuar vazhdimisht.

Katerina nuk gjeti ngushëllim në lutjet drejtuar Zotit, nuk e gjeti lehtësimin që e kërkonte, as kur shkoi në kishë për lutje, e as kur e lexoi Biblën. Thotë se asgjë nuk e ka tërhequr në besimin e saj të krishterë.

Në jetën e saj njeh një qytetar musliman në Shkup. E nga këtu nisin të ndryshojnë gjërat për Katerinën. Ai i foli për Islamin, ia dha të lexonte Kuranin. Më pas, gjithçka për të nisi të ketë kuptim. Pas kësaj, Katerina thotë se e gjeti të vërtetën, e gjeti atë që kërkonte me vite, e njohu Islamin. E kështu, ajo merr rrugën për Manastir, futet në xhami, dhe aty e pranon Islamin, duke thënë se nuk mund ta përshkruaj atë ndjenjë, dhe se ka qarë nga gëzimi.

Kur kthehet në shtëpi me hixhab, të gjithë familjarët e saj janë befasuar dhe nervozuar. Por, Katerina ka qenë e qetë, ka qarë para tyre. Lehtësimin e ka gjetur te lutjet drejt Allahut, te namazi. Ajo madje planifikon ta ndrojë edhe emrin. Katerina thotë se e ka gjetur të vërtetën, kështu shprehet ajo në shpjegimin sesi u fut në Islam.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit