6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Si e pranoi Islamin, një qytet i tërë me të krishterë!

Më të lexuarat

Veprat, që kryen me sinqeritet, kanë një vlerë dhe ndikim shumë të madh. kjo për faktin sepse situata ndryshon përtej pritshmërive! Dikur, kur ushtria muslimane depërtoi në vendet e Sirisë së sotme, morën qytetin Hims. (Për sa i përket kësaj çështje njerëzit kryesisht jo besimtarët, nga padija ose me tendencë ngatërohen dhe hipotezojnë rreth ngjarjeve historike, Ky shkrim ka për qëllim të nxjerë në pah një vepër madhështore që bënë muslimanët, ndërsa për sa ju përket ngjarjeve historikë, me lejën e Zotit do të kenë një trajtim të veçantë.) Banorët e këtij qyteti në Hims, ishin kristianë! Përhapja e Islamit nuk bëhej me dhunë, as me detyrim, por përhapja e Islamit, vinte si pasojë e udhëzimit. Ky popull krishter, sipas rregullores duhet të paguante taksën e njohur me emrin ” Xhizje” Por kishte disa kushte rreth katigorisë së pagimit të kësaj takse sepse: Të detyruar për pagimin e kësaj takse ishin meshkujt e rritur, të shëndoshë psiqikisht dhe fizikisht. Gratë, fëmijët dhe lypësit si dhe murgjit e manastireve të varfër ishin të liruar nga xhizja.

 

Duke paguar taksën këta persona kishin lehtësime jetësore në disa drejtime! Siç e thamë më lart nuk është ideja e detajeve historike por e veprës madhore që bënë muslimanët! Ky qytet ishte i pushtuar nga Romakët, dhe pasi muslimanët morën qytetin romakët e detyruan ta lenë atë. Pasi grumbulluan forcat romakët kundërsulmuan për ta rimarë përsëri atë. Forcat muslimane e panë që nuk mund t’u bënin ballë dhe vendosën të tërhiqeshin, duke e lënë qytetin të binte përsëri në duart e romakëvë. Para se të tërhiqeshin, muslimanët bënë një vepër të madhe të sinqertë e cila ndryshoi rrjedhën e ngjarjes. Ata u kthyen të gjithë banorëve të Himsit taksat që ua kishin mbledhur deri atëherë. Banorët e Himsit, të cilët ishin kristianë, kur u përballën me këtë fakt ata u befasuan dhe u ndikuan aq shumë saqë pranuan Islamin, por jo vetëm kaq por ata u radhitën përkrah forcave muslimane për të mbrojtur qytetin nga romakët. Besa dhe karakteri i lartë që muslimanët treguan bëri që një qytet i tërë të pranojë Islamin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit